Policia ngriti alarmin, 4-vjeçarja që u gjet e vetme te “Liqeni” ribashkohet me nënën

116
Sigal

Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për mediat rreth orës 19:00 kërkoi ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur ribashkimin me familjarët të një vajzë 4 vjeçe, e cila ishte gjetur e pashoqëruar në zonën e Liqenit Artificial.

Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112“, thuhej në njoftimin e policisë.

Vogëlushja e quajtur Merkel pas rreth një ore në Komisariatin Nr.1 është ribashkuar me nënën e saj.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për vajzën 4-vjeçare, u informua se: “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet”.