Mark Topollaj: Rilindja e sotme pjellë e ‘dosës’ së komunizmit

61
Sigal

Mark Topollaj

Kino-Regjizor

“Ideologjia famkeqe  e komunizmit nxorri në Shqipëri, ato që rrinë në poste të larta si ‘rilindasit’ e sotëm. Lind pyetja: “Si është e mundur që një artist të vjedhë popullin e vet më të varfërin në Europë? Populli të quan tradhtar i Kombit, sepse shqiptarëve u dhe rrugën e mërgimit dhe familjeve të tyre u dhe dëshpërimin.”

 

Thonë se kënaqësia e parave të vjedhura nuk ndahet nga virtyti, prandaj populli shqiptar sa herë është gjetur në vështirësi ka përdorur kuptimin e situatës me durim. Por kur durimi soset bëhet e lodhshme. Prandaj populli duhet të zgjohet për ta shkatërruar këtë qënie që populli e quan pjesë e dosës së komunizmit. Kjo qënie antinjerëzore po gllabëron të ardhurat dhe dinjitetin e popullit më të varfër të Europës. Revolucioni paqësor nuk ka kuptim. Kur jeta është një proçes në harmoni, rebelim duhet të jetë në krah të revolucionit. Revolucion paqësor nuk ekziston. Shqiptarët e persekutuar sidomos katolikët nuk mundën të vazhdonin luftën me të keqen komuniste. Ata gjetën rrugën e largimit për të evituar situacionin e rëndë që po kalonin. Tentativat e reja në rrugën e së shkuarës nuk ecën dhe gjaku i shqiptarëve u derdh si lumë. Ata që i dhanë shqiptarëve gjuhën e humbur në thellësinë e shekujve dijen e kulturën, komunizmi i varrosi për së gjalli. Filloi rituali i vdekjes në shtëpitë e tyre, sepse komunizmi trupat e të vdekurve nuk jua jepte. Ka disa katolikë që e pranuan agresionin komunist, por e pësuan më keq. Dija që keni fituar Zoti Rama ka ardhu si rezultat i komunizmit pansllav. Kjo ideologji famkeqe nxorri në Shqipëri shumë derrkuca, por kur u rritën u bënë derra grykës si ‘rilindasit’ e sotëm. Të është mbushur mendja se je vashdues i Van Gogut dhe i Konguanit? Por je larg, shumë larg, dhe menjëherë lind pyetja: “Si është e mundur që një artist të vjedhë popullin e vet ma të varfërin në Europë? Kjo do të thotë se ti je një qënie pakuptim ose më drejt për drejt, ti je një qënie që në vend të truve ke muskuj. Shembujt janë të shumta. Populli të quan tradhtar i Kombit, sepse shqiptarëve u dhe rrugën e mërgimit dhe familjeve të tyre u dhe dëshpërimin. Ky veprim tragjik po sjell asimilimin.

“Pushteti i Zotave nuk ka ardhur, kurse pushtetin e diktatorëve e kemi prezent. Po e shitet dhe kjo pak tokë që na ka lënë Europa. Një polici që punon si kultivues droge merr pension 450 Euro, kurse një regjizor kinematografie merr 160 Euro. Por nuk ka McGonigal as Vuçiç që e shuan shpirtin e demokracisë shqiptare”

Po ju të tjerët si pjellat e dosës së Komunizmit ku jeni? Ju me fanatizmin e injorancës, keni vendosur zhdukjen e shqiptarëve në një binar simetrik. Historia do ju dënojë përjetësisht.

Komunizmi është zanafilla e poshtërsisë njerëzore. Jezu Krishti thoshte se në botë për baba është vendosur djalli. Ky fakt global i paparë dhe dëgjuar kundra katolikëve ishte një rebelim pa shpjegim. Zoti kryeministër, jeta dhe vdekja është një proçes në harmoni. Dielli është një krijesë supreme sipas Hebrejve dhe simbolizon ringjalljen e njerëzve pas vdekjes, por ky fenomen akoma nuk ka ndodhur. Yjet personifikojnë pushtetin e Zotave ose të Diktatorëve. Pushteti i Zotave nuk ka ardhur, kurse pushtetin e diktatorëve e kemi prezent. Toka prezantohet si vetë jeta, në zhvillim. Kurse ti po e shet këtë pak tokë që na ka lënë Europa. Kurse Zot i dijes, i magjisë dhe Zonja e kohës është hëna dhe Spiropali. Kjo Zonjë e nderuar thekson veprimtarinë e së keqes ose budallallëkun e gjithë grupit tuaj, partiak. Zoti Rama, e nderuara Spiropali shpëton se është e mbesa e Hazdrubalit, po ti ku do ta fusësh kokën, apo të mjafton të fshehësh kokë dhe nuk të prish punë të lësh kulën jashtë si struci? Zoti kryeministër u ke rritur pensionin 7000 ushtarëve në lirim. Zoti Kryeministër asnjëherë nuk ke deklaruar se sa janë kaptera apo policë si kultivues droge. Kapterat janë më të privilegjuar se sa një Regjizor-Kinematografie. Filmat tonë janë burim fitimi për ata televizorë që i bëjnë propagandë bëmeve të tua. Një policie që punon si kultivues droge merr pension 450 Euro, kurse një regjizor kinematografie merr 160 Euro. Je i madh Zoti Rama. Çdo ditë po i  poshtëron shqiptarët, artistat edhe i fyen. Nuk e di se pse je zotuar për të shuar flakën, që del nga zjarri që vjen nga qielli i demokracisë. Nuk ka McGonigal as Vuçiç, as vetë Putini si një kriminel ordiner, që e shuan shpirtin e demokracisë shqiptare. Largoju sa nuk është vonë. Shumë vite më parë kur isha i ri kam takuar Zotin Çabej, Profesorin e madh të letërsisë shqipe. Ai më tha: “Katolikët janë ata burra të mençur që na sollën gjuhën e bukur shqipe. Do vijë koha shumë shpejt, që veprat e tyre do t’i mësojnë vocrrakët e tokës sonë të shenjtë. Ai nuk e dinte se do të vinte pjella ma e keqe e dosës së komunizmit, që e ka mendjen vetëm për të grabitur. Nëpër gazeta shkruan një listë të madhe se shqiptarëve do u’a kthejmë pasuritë e tyre. Tallesh me pasuritë e shqiptarëve siç tallet mica me një mi të plagosur. Mos bëj sikur harron. Komunizmi është zanafilla e poshtërsisë njerëzore.