90 vjeçarja figuronte pronare e kompanisë me 30 milion dollarë/ Zef Preçi: Kjo nuk është më lojë…

515
Nga Zef Preçi/

Ndoshta denoncimet politike te skandaleve te keq-qverisjes ne Shqiperi jane bere aq te zakonshme, sa edhe shprehja e njohur “cudia me me madhe zgjat tre dite” nuk ka me kuptim…Le te ndalemi shkurtimisht te kjo e sotmja. Them “e sotmja”, sepse ka qene publikuar per here te pare ne rrjetet sociale qysh para tre muajsh nga nje prej eksponenteve kryesore te LSI, por qe nuk pati jehonen e sotme mediatike. E kam fjalen per ciftin e pafat te te moshuarve qe u bene sot personazhe mediatike per shkak te pasurise qe gezonin ne ..letra, por qe per sa kohe ishin aktive dhe ne punen nuk e paten kete fat. Por fati, sado me lugen bosh, e ndoqi 90-vjecaren deri ne shtepine e te moshuarve… Mbas ketij trilli te denje per Mafian siciliane te viteve 80-te, lindin disa pyetje e pikepyetje:
1) Ne cdo transaksion jane gjithmone dy pale, a mund t´í thuhet publikut se cila eshte pala tjeter, shpresoj ne moshe te afte per te kuptuar pasojat e veprimeve (dhe mosveprimeve) te veta juridike e financiare?
2) Institucionet shteterore qe monitorojne flukset e parave, levizjet e aksioneve, etj., ne rregjistrat perkatese a disponojne te dhenat e ketij transaksioni te pazakonte dhe si kane proceduar kur jane njohur me te?
3) Meqenese shitblerjet e aktiviteteve ekonomike dokumentohen nga zyrat noteriale si dhe pasqyrohen sipas ligjit ne bilancet vjetore e kompanive dhe per rrjedhoje lene gjurme ne Qendren Kombetare te Biznesit (QKB), a jane dokumentuar sipas ligjit dhe a ka deshmitare te gjalle te ketyre transaksioneve).

Duke qene se publikimi i ketij skandali qe ka tre muaj ne xhiron e mas-edias, por qe sot u be “prone” edhe e disa portaleve dhe medias audio-vizuale, eshte nder ato raste mbas te cilave nuk besoj se ndokush pret ndonje shpikjen e radhes te spin-doctors per te cvendosur vemendjen e opinionit publik. Personalisht jam i mendimit se organi i akuzes publike duhet te filloje menjehere hetimet e rastit “kryesisht”, madje ne konsultim me SPAK, mbasi dyshoj se kemi te bejme me veprimari te krimit te organizuar ne dem te buxhetit te shtetit. E sa per mbulimin politikisht te skandalit, nuk besoj se mund te kete ndonje zyrtar te qeverise qe t´í dale perballe ne mbrojtje heshtjes komprometuese te institucioneve te saj dhe aq me pak apatise dhe mosveprimit te institucioneve ligje-zbatuese dhe sherbimeve inteligjente duke perfshire edhe sherbimin hetimor te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Nese ndokush mendon se instrumentalizimi i kuptueshem dhe i pritshem nga opozita apo opozitat i ketij skandali do te zhvleresoje ate si shume te tjere te vitreve te fundit gabon rende. Por gabon edhe me shume nese ndokush tjeter e sheh “nga lart” kete instrumentalizim si mjet permes te cilit opozita dhe opozitat do te perplasen me nderkombetaret, apo te tjera si keto. Keq-qeverisja shumevjecare, varferia dhe polarizimi social ne rritje, ndikimet e krizes ekonomike globale e luftes ne Ukranie, etj., jane duke krijuar me shpejtesi “lende te pare” te mjaftueshme per aksionet poltike ne rruge, por qe kerkojne detyrimisht edhe nje reflektim serioz nga maxhoranca. Ndersa veprimi pa hezitim i organit te akuzes ne permbushje te detyrave te saj kushtetuese ndihmon per te mbajtur gjalle shpresen e qytetareve shqiptare ndaj reformes ne drejtesi ne teresi, por edhe per te justifikuar dobine e dhjetra miliona Eurove te taksa-paguesve perendimore Europiane dhe Amerikane te shpenzuara per suksesin e kesaj reforme. Keshtu edhe besimi publik ndaj institucioneve te shtetit te se drejtes fillon te rritet, ndersa rreziku i kapjes se plote te shtetit nga Mafia dhe oligarket fillon te zbehet ne vartesi te veprimit ndeshkues te ketyre institucioneve.
Sigal