Afera e inceneratorëve, Kryemadhi: SPAK të bllokojë evazionin fiskal

132
Sigal

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, i ka drejtuar një thirrje SPAK që të hetojë dhe bllokojë evazionin fiskal në skemën kriminale të inceneratorëve.

Kryemadhi tha se kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar.

“Këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin. Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër.

SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllkohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithësë nuk ka incenerator.

Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë systemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme”, tha Kryemadhi.