Laçi kalon në turin e dytë të Conference League, mund në shtesë Podgoricën (VIDEO)

275
Sigal

Laçi është kualifikuar për në raundin e dytë të Conference League. Skuadra kurbanse triumfoi 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Podgoricës, duke përmbysur humbjen 1-0 në Mal të Zi.

Deliu shënoi golin e avantazhit në minutën e 60-të, por Laçi nuk mundi të shënonte një tjetër gol në kohën e rregullt. Sfida shkoi në shtesë, atje ku kurbinasit do të shënonin dy gola të tjerë.

Lushkja në minutën e 93-të dhe Prengaj në të 114-ën ishin autorët e golave për ekipin e Shpëtim Duros.