Kur do të rinisë Serie A?

127

Numri i vdekjeve vazhdon të rritet nga pandemia e koronavirusit në Itali. Ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ende nuk ka arritur kulmin.

Në të tilla kushte, botës së sportit, kryesisht futbollit në Itali, i duhet të presë mbase për t’u rikthyer në aktivitet në Qershor. Plani kishte qenë që kampionati në Itali të rikthehet më 2 Maj dhe të luhej deri më 30 Qershor, por kjo ide duket gjithnjë e më shumë sureale.

Sipas “La Repubblica”, plani që po diskutohet midis presidentëve të Serisë A është që sezoni të mbetet i mbyllur deri në Qershor, pastaj të luhet deri më 30 Korrik. Kjo pritet të sjellë komplikacione të mëdha te skuadrat dhe lojtarët që kontrata i skadon më 30 Qershor, pasi këto të fundit do e mbyllnin sezonin te klubi që nuk kanë një kontratë fiktive.

Gjithsesi, gjithçka pritet të vendoset në samitin e së martës, të planifikuar mes Ligës së Seria A dhe Federatës Italiane të futbollit. Italia ishte vendi i parë europian që mbylli të gjithë aktivitetin sportiv pas rritjeve të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me koronavirus. Deri më tani, Italia numëron 4,825 viktima, nga 42. 681 të infektuar.