Rritet numri i prekurve me koronavirus në Greqi, 94 raste rezultuan pozitivë vetëm sot

524
Sigal

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Greqi ka shkuar në 624, ndërsa 94 raste kanë konfirmuar vetëm ditën e sotme.

Lajmin e bëri të ditur specialisti i sëmundjes infektive, Tsiodras, i cili konfirmoi gjithashtu se numri i viktimave ka shkuar në 15, 12 burra dhe 3 gra, shkruajnë mediat greke. 

14 prej viktimave kishin sëmundje të rënda duke bërë që virusi t’ia rëndojë më tej gjendjen.

Shumica e përsonave të infektuar me COVID-19 janë në Athinë. 124 pacientë janë shtruar në spital, 34 nga të cilët janë të intubuar.

Shumica e njerëzve që janë shtruar në spital kanë sëmundje të rënda, ndërsa mosha mesatare e pacientëve llogaritet 64 deri 67 vjeç.

19 persona janë larguar nga spitali, pasi janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës COVID-19.