Lajme të mira nga Italia/ Kisha e varrezave në Bergamo për herë të parë pa arkivole

374
Sigal

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryebashkiaku i Bergamos, Giorgio Gori tregon se për herë të parë që pas shpërthimit të pandemisë s COVID-19 kisha e varrezave është pa arkivolë.

“Kisha e varrezave në Bergamo, më në fund bosh”, janë fjalët e kryetarit të Bashkisë, që e shoqëron edhe me foton e kësaj kishe.

Javët e fundit kisha e varrezave, ishte e mbushur me arkivole për shkak të numrit të madh të viktimave nga koronavirusi në këtë qytet, teksa krematoriumi, në shërbim ditë e natë, nuk ishte i mjaftueshëm.

Që prej asaj kohe, filloi transporti i arkivoleve, me kamionë të ushtrisë, drejt qyteteve të tjera.

Italia konfirmoi 482 persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të mirë vijnë sa i përket numrit të të shëruarve, pasi ka shkuar në 44927. Sipas kësaj shifre, janë 2200 të shëruar në 24 orët e fundit.