Besart Berisha nuk ndalet, shënon edhe në Champions-in e Azisë

733
Sulmuesi shqiptar Besart Berisha, po vazhdon një karrierë të suksesshme në Kampionatin Asutralian të Futbollin në skuadrën Melburn Viktori. Dje, në faqen zyrtare të klubit, Berisha vlerësohej me nota pozitive, pas barazimit 2-2 që skuadra e tij arriti në Ligën e Kampionëve të Azisë ndaj Kavasaki Frontalen në Japoni. “Besart Berisha është bast i sigurt”, kështu përkthehet në shqip titulli “Besart Berisha means business”, i shkrimit në këtë faqe zyrtare, për të dhënë idenë sa shumë e vlerësojnë sulmuesin shqiptar në Melburn. Në minutën e 36-të të ndeshjes, Berisha shënoi golin e barazimit 1-1, goli i 13-të sezonal për Melburnin, dhe i treti në 4 ndeshjet e fundit. Në Japoni, Berisha ka shënuar edhe në vitin 2012.
Sigal