Mrekullitë ndodhin, në “Wembly” dua të kopjoj Mancinin dhe Capellon

161
Sigal

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në orën 20:45 në “Wembley” ndaj Anglisë sfidën e parafundit të Grupit I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Për ndeshjen e nesërme Reja shpreson te një mrekulli.

“Wembli” është tempulli i futbollit, prej shumë vitesh e njoh këtë realitet dhe jam shumë mik i Capellos dhe ai më ka treguar se çfarë përfaqëson “Wembli” për futbollin ndërkombëtar ndaj do të jem i emocionuar.

Ka të drejtë Cikalleshi se kur luhet në këto stadiume duhet të tregosh të gjithë karakterin tënd. Mançini ka fituar, Capello ka shënuar gol dhe Italia fitoi 1-0 këtu. Nuk ka 2 pa 3, ndaj urojmë që të vijë rezultati edhe për ne. E di që do të ishte e vështirë, por mrekullitë me raste ndodhin”, tha Reja.