Kumbulla do të testojë veten përballë gjigandëve hollandez, short i lehtë për ekipet angleze

161
Sigal

U hodh sot nga UEFA shorti i çerekfinaleve të Ligës së Europës. Kompeticioni i dytë kontinental i klubeve për nga rëndësia mbart në vetvete ende shumë antagoinizëm, për vetë emrin e skuadrave që vijojnë më tej, në kërkim të trofeut. Goglat kanë përvijuar këto çifte, që premtojnë emocione dhe luftë të forte sportive:

Liga e Europës, çerekfinalet

Granada-Manchester United
Arsenal-Slavia Prague
Ajax-Roma
Dinamo Zagred-Villarreal

Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Europës do të luhen më 8 prill, ndërsa kthimi i tyre është planifikuar një javë më pas, më 15 prill. Sipas kalendarit të paracaktuar nga UEFA, më 29 prill do të zhvillohen gjysmëfinalet e para ku ekipi i cili fiton përballjen Granada-Manchester United do të përballet me atë që fiton duelin Ajax-Roma, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të përballë fituesit e çifteve Arsenal-Slavia Pragues me fituesin e                  Dinamo Zagreb- Villarreal dhe më pas, më 6 maj, ndeshjet e kthimit të këtij raundi. finalja e kompeticionit do të luhet të mërkurën e 26 majit në Poloni.