FIFA shpall kandidatët për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”, fituesi zbulohet në këtë datë!

177
Sigal

FIFA ka shpallur emrat e 3 lojtarëve të nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë FIFA për meshkuj”, për futbollistin më të mirë të vitit 2021, janë Robert Lewandowski (Poloni / FC Bayern Munich); Lionel Messi (Argjentinë / Barcelona / Paris Saint-Germain) dhe Mohamed Salah (Egjipt / Liverpool FC).

Çmimi do të jepet gjatë një ceremonie ‘online’ më 17 janar. Nuk ka finale për mesfushorin e Italisë, Jorginho kampion i Europës me Italinë dhe me Chelsean në nivel klubesh.

Çmimet zgjidhen nga një juri ndërkombëtare e përbërë përkatësisht nga trajnerët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip), kapitenët aktualë të të gjitha ekipeve kombëtare të femrave dhe meshkujve (një për ekip) dhe një gazetar i specializuar për çdo vend i përfaqësuar nga një ekip kombëtar dhe tifozë të regjistruar në Fifa.