Kush është ‘Aguero i ri’ i City-t që çmendi gjigantët europian: Ai ishte te Reali, por nuk mundi të nënshkruante

196
Sigal

Talenti Julian Alvarez është lojtari më i ri i Manchester Cityt dhe sulmuesi argjentinas tashmë krahasohet nga të gjithë me legjendën e klubit Sergio Aguero.

Alvarez i çmendi gjigantët evropian në një kohë të shkurtër. Lufta për të nëshkruar me të ka nisur që në verë dhe klubet që ishin shumë pranë firmës  më të ishin Juventusi dhe Milani. Megjithatë, ata nuk mundën ta fitonin luftën me Manchester Cityn.

Ditët e mëparshme u arrit marrëveshje dhe Manchester City do të derdhë në arkat e River Plate për kartonin e sulmuesit 20-vjeçar 18.5 milionë euro plus bonues në bazë të performancës. Alvarez do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare me City-n dhe do të qëndrojë në huazim te klubi i tij deri në verë, kur do t’i bashkohet Citizens.

Interesant është fakti se Alvarez ka qenë një futbollist shumë premtues që në fëmijëri dhe pritet të ketë një karrierë të madhe. Këtë e ka njohur edhe Real Madridi, ku ka ardhur në provë në moshën 11-vjeçare.

Ai më parë ka luajtur për ekipin e të rinjve të River Plate, rivali më i madh i Boca Juniors, në të cilin luan aktualisht. Ai luajti për Realin dhe shënoi dy gola në turne, por më pas mësoi se klubi nuk mund ta regjistronte deri në moshën 13-vjeçare.

“Kam luajtur për Realin në turne për fëmijë. Isha 11 vjeç dhe mund të nënshkruaja vetëm kur të isha 13 vjeç. Nëse do ta kisha bërë atë atëherë, e gjithë familja do të duhej të transferohej në Madrid. U ktheva në Cordoba”, tha Alvarez për gazetën argjentinase Klarin.

 

 

Ai u transferua te River në vitin 2016 pasi bëri përshtypje në një turne tjetër për të rinjtë. Trajneri Marcelo Gallardo e transferoi atë në ekipin e parë në vitin 2018 dhe disa muaj më vonë luajti në finalen e Copa Libertadores kundër Boca-s.

Këtë sezon në kampionat, ai shënoi 18 gola dhe dhuroi gjashtë asistime në vetëm 21 ndeshje dhe është lider absolut i skuadrës, edhe pse është vetëm 20 vjeç. Ajo që ka rëndësi për Riverin, përveç parave, do ta mbajë lojtarin deri në verë dhe në fund të sezonit.