28 vite nga shkëmbimi i puthjes së parë me Ilir Metën, Monika Kryemadhi publikon VIDEON

225
Sigal

Çifti Kryemadhi-Meta si sot 28 vite më parë kanë shkëmbyer puthjen e parë. E në këtë ditë kaq të veçantë ka qenë vetë Kryemadhi ajo e cila ka postuar një video të një çifti të cilët në ditën e dasmës së tyre shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin.

Në videon e publikuar kryetarja e LSI-së ka etiketuar bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një “emoji me fytyrë dhe zemra”.

Edhe pse në gjithë këtë rrëmujë politike kënvështrimet e palëve janë të ndryshme, kjo nuk ka ndikuar në marrëdhënien e tyre.

Ndonëse postimet dedikuar njëri-tjetrit kane qenë të pakta, Meta dhe Kryemadhi në ditë të veçanta për ta kanë ditur si të shprehin dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.