Dinamo-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit

256
Sigal

Dinamo-Tirana, derbi i kryeqytetit, luhet prej orës 19:45 takim që mbyll  javën e 17 të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat duan medoemos tre pikët për të konsoliduar pozitat e tyre në klasifikimin e kampionatit.

Të dy trajnerët kanë bërë lëvizje në formacionet e skuadrave, duke kërkuar këtë fitore. Në radhët e Dinamos, trajneri Shkëmbi i ka besuar Patrik Bardhit një vend në sulm nga minuta e parë.

Ndërsa te Tirana, Orges Shehi më në fund i ka hapur dyert e formacionit Devid De Silva, i cili u afrua gjatë javëve të fundit te bardheblutë.

Formacionet zyrtare:

Dinamo: Simoni, Maliki, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Bardhi, Dennison, Ibraimi. Trajner: Shkëmbi

Tirana: Bekaj, Tosevksi, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Xhixha, Devid. Trajner: Shehi.