Çfarë po ndodh? Bien në shumë vende WhatsApp, Instagram dhe Messenger, sistemi në kaos në gjithë botën

302
Sigal

Aplikacionet Whatsapp dhe Instagram nuk punojnë prej disa minutash, ndërsa probleme ka shfaqur edhe Facebook dhe Messenger.

Rrjetet më të përdorura kanë rënë pasditen e sotme për disa minuta në një pjesë të mirë të Europës.

Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.

Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.

Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.