Kryebashkiaku i Milanos reagon pas komunikatës së Interit: Dua të di kush janë investitorët

281
Sigal

Një luftë deklaratash ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku protagonistë janë bërë kryebashkiaku i Milanos, Xhuzepe Sala dhe drejtuesit e klubit të Interit.

I pari që ka folur ka qenë kryebashkiaku Sala,  i cili i pyetur rreth stadiumit të ri të Interit ai u përgjigj: ‘’Nuk do të ketë ndryshime në stadiumin ‘’Xhuzepe Meaca’’, deri sa Interi të qartësojë të ardhmen e saj’’, duke ju referuar kështu problemeve ekonomike të pronarëve kinezë të Interit, shoqërisë ”Jiangsu”, e cila nuk po kalon një periudhe të mirë.

Kanë qenë këto fjalët që kanë ndezur reagimin e Interit, ku në faqen e tyre zyrtare kanë dalë me një komunikatë ku i kanë cilësuar si fyerje fjalët e kryebashkiakut.

“FC Internazionale Milano ka një histori të lavdishme mbi njëqind vjet. Ajo ka ekzistuar para  kryebashkiakut Sala dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe në fund të mandatit të tij. Ne i shohim deklaratat e Kryetarit të Milanos si fyese ndaj pronës, mosrespektim i historisë dhe realitetit të klubit dhe miliona tifozëve të tij në Milano dhe rreth botës si dhe të parëndësishme krahasuar me procedurën aktuale administrative të projektit ‘’Një stadium i ri për Milanon”. Nëse ë Inter dhe pronarët e saj nuk janë të mirëpritur në administratën aktuale, ne do të jemi në gjendje të marrim vendimet pasuese. “, shkruan klubi i Interit në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë ka pasur dhe një reagim tjetër nga ana e kryetarit të bashkisë  cili shprehet se është një interist dhe se do të mirën e klubit:”Reagimi i Interit ndaj fjalëve të mia rreth San Siro të ri më befasoi. Më vjen keq si kryetar i bashkisë dhe si tifoz i zikaltërve. Kam shkuar në atë stadium 55 vite më parë, por unë dua të bëj më të mirën për Milanon. Stadiumi është një mundësi e mirë për qytetin por si mund të mos shqetësohem? E them këtë por për momentin investimet me origjinë nga Kina në disa sektorë si futbolli janë të vështira. Unë thjesht po kërkoj nga Interi informacion sepse ne jemi duke diskutuar një partneritet dhe unë dua të di kush është partneri im dhe kush do të jetë”.