Dritan Kaba: Oqeani i votave popullore, do të përmbysë anijen e “Rilindjes”

244
Anija e “Rilindjes” ka kohë që ka filluar të fusë ujë nga të gjitha anët. Kapiteni i anijes është duke parë yjet dhe vazhdon e flet me to. Kërkon shpëtim për anijen e tij nga qielli. Një grup i dëshpëruar marinarësh rilindas, me këmbë mbi oqean, mundohen ta tërheqin, por kjo manovër është e pamundur. Nuk tërhiqet dot lart anija me litarë.
Litartërheqësit e “Rilindjes”, po mundohen të ngrenë anijen, por litari real i tyre është në fytin e shqiptarëve. Sa me shumë përpiqen ta tërheqin atë, aq më shumë i marrin frymën shqiptarëve.
Të gjithë veç e veç dhe së bashku kanë kontribuar denjësisht në aktin e mbytjes pa kthim të anijes “Rilindja”, por shqiptarët duhet që me oqeanin e votave në 25 prill duhet të presin litarin, që po u merr frymen për të shpëtuar të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre. Ndryshe anija e “Rilindjes” do përpijë me vorbullën e vet edhe Shqipërinë.
Sot shqiptarët kanë një qeveri që i urren. Një Kryeministër që i përbuz, i tall, i poshtëron.
Sot një grup injorantësh, të paaftësh, bashkëpunëtorë të Ndragheta-s, të grupeve kriminale, po fundos vendin. Ne nuk duhet ta lejojmë.
Referendumi i 25 prillit është për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e saj. Mjeshtri, tashmë i mirënjohur edhe në arenën ndërkombëtare me botimet e tij të shumta, patrioti i jashtëzakonshëm Avni Delvina na e sjell qartë këtë pamje. Sot jemi para të vetmes zgjidhje, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga mbytja dhe ta lëmë “Rilindjen” në fatin e saj.
Sigal