Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare në Grupin F

597
Sigal

Meksikë-Suedi dhe Korea e Jugut-Gjermani janë dy çiftet e fundit që mbyllin fazën e grupeve në Grupin F të Kupës së Botës 2018. Meksikanët janë më të avantazhuar në këtë përballje, pasi dhe një barazim do thoshte për ta një biletë për në raundin tjetër ndërsa Suedia është e dënuar për të fituar për të qënë ajo mes 16 skuadrave më të mira në planet.

Në krahun tjetër Gjermania do të gjej përballë një Kore që është dorëzuar tashmë dhe synon vetëm pikë morali në këtë fund të Kupës së Botës.

Dy takimet janë programuar për të nisur në orën 16:00 dhe teknikët respektivë kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare.