PSG vijon rekordin e tyre të fitoreve kundër ekipeve në kampionatin francez duke mundur Okser me rezulatin 5-0, në javën e pesëmbëdhjetë, e fundit para fillimit të Kupës së Botës.
Goli i parë erdhi vetëm 11 minuta pas fillimit të ndeshjes, me autor Kilian Mbape. Ndërsa ishte në fundin e pjesës së parë, ylli argjentinas Lionel Mesi për pak shënoi edhe golin e dytë, por topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e parizienëve.
Goleada ka ardhur në pjesën e dytë me golat e Soler (51′), Hakimi (57′), Sanches (81′) dhe Ekitike (84′), që i kanë dhuruar kampionëve në fuqi të Francës një fitore spektakolare.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte dhe rikthimi i Lionel Mesit pas dëmtimit që pati. Ai mungoi ndeshjen e kaluar kundër Lorient.