Projektligji i ri, qeveria rikthen propozimin për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

 

Përjashtim do të kenë edhe strukturat akomoduese me katër dhe pesë yje që zotërojnë status special dhe operojnë nën marka ndërkombëtare të njohura. Ky lehtësim fiskal do të zbatohet për një periudhë 10-vjeçare nga nisja e aktivitetit ekonomik, por jo më vonë se tre vjet nga marrja e statusit special.

Të gjitha pasuritë e paluajtshme në vend, si banesat ashtu edhe njësitë që përdoren për veprimtari ekonomike, do të taksohen mbi bazën e vlerës së tyre të tregut.

NOA

Ky parashikim përfshihet në projektligjin e ri të Ministrisë së Financave, i cili është hedhur për konsultim publik.

Sipas draftit, baza e llogaritjes së taksës mbi pasurinë e paluajtshme do të jetë vlera e taksueshme e pronës. Për ndërtesat e kategorizuara si banim, norma e taksimit do të variojë nga 0.1% deri në 0.2%, ndërsa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike norma do të jetë nga 0.15% deri në 0.25%.

Sipas draftit, baza e llogaritjes së taksës mbi pasurinë e paluajtshme do të jetë vlera e taksueshme e pronës. Për ndërtesat e kategorizuara si banim, norma e taksimit do të variojë nga 0.1% deri në 0.2%, ndërsa për ndërtesat që përdoren për veprimtari ekonomike norma do të jetë nga 0.15% deri në 0.25%.

Projektligji parashikon gjithashtu një lehtësim fiskal për banesën e parë të individit. Në nenin 8 përcaktohet se zbritja do të zbatohet vetëm për këtë kategori prone dhe do të jetë e barabartë me 50% të vlerës së vlerësuar të banesës, pa kaluar pragun maksimal të përcaktuar nga këshilli bashkiak.

Për banesat që kanë vlerë deri në dyfishin e këtij pragu, taksa do të llogaritet vetëm mbi gjysmën e vlerës së pronës. Në praktikë, kjo do të thotë se pronari do të paguajë 50% më pak taksë krahasuar me rastin kur prona nuk konsiderohet banesë e parë.

Ndërkohë, për banesat e para me vlerë më të lartë, përjashtimi nga taksimi do të zbatohet vetëm për pjesën e vlerës që përputhet me pragun e zbritjes. Pjesa që e tejkalon këtë kufi do t’i nënshtrohet taksimit të plotë.

Projektligji i jep gjithashtu kompetencë këshillave bashkiakë që, me vendim të argumentuar, të rrisin deri në 20% pragun maksimal të zbritjes. Kjo mund të ndodhë vetëm në raste të veçanta, kur synohet të zbuten efektet e menjëhershme që mund të sjellë rritja e taksës si pasojë e ndryshimeve të pazakonta në vlerën e banesave.

Si do të ndryshojnë shkallët e taksës?

Sipas draftit të Ministrisë së Financave,  për njësitë e banimit norma e taksës do të variojë nga 0.1% deri në 0.2% të vlerës së tregut të pronës. Aktualisht, kjo kategori tatohet me 0.05%, çka do të thotë se niveli minimal i taksës mund të dyfishohet.

Ndryshime parashikohen edhe për ndërtesat që përdoren për aktivitete tregtare. Nëse sot norma e taksimit është 0.2% e vlerës së pronës, projektligji propozon që ajo të lëvizë nga 0.15% deri në 0.25%, duke i dhënë mundësi bashkive të aplikojnë një nivel më të lartë se ai aktual.

Normat konkrete do të përcaktohen nga këshillat bashkiakë, por brenda kufijve minimalë dhe maksimalë të miratuar nga qeveria.

Projektligji ndjek të njëjtën qasje me draftin e publikuar në vitin 2023, i cili gjithashtu parashikonte rritje të taksimit për ndërtesat rezidenciale dhe ato tregtare. Në atë draft, për objektet bujqësore dhe industriale propozohej po ashtu një normë taksimi nga 0.15% deri në 0.25%.

Kategoritë që përjashtohen nga taksa

Drafti ruan një sërë përjashtimesh nga taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Në këtë kategori përfshihen pronat shtetërore dhe ato të komuniteteve fetare, si dhe ndërtesat e papërfunduara që janë ende në proces ndërtimi brenda afateve të përcaktuara në lejen përkatëse.

Përjashtim do të kenë edhe strukturat akomoduese me katër dhe pesë yje që zotërojnë status special dhe operojnë nën marka ndërkombëtare të njohura. Ky lehtësim fiskal do të zbatohet për një periudhë 10-vjeçare nga nisja e aktivitetit ekonomik, por jo më vonë se tre vjet nga marrja e statusit special.

Nga taksa përjashtohen gjithashtu banesat që shërbejnë si vendbanim për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe ato të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti ose pension social dhe jetojnë vetëm me persona në ngarkim të paaftë për punë.

Në listën e përjashtimeve përfshihen edhe banesat sociale në pronësi të pushtetit vendor apo qendror, pronat e përdorura nga përfaqësitë diplomatike dhe konsullore mbi bazën e reciprocitetit, infrastruktura lineare, si dhe çdo pasuri tjetër për të cilën ligje të veçanta parashikojnë përjashtim nga kjo taksë.

Projektligji ndodhet në fazën e konsultimit publik dhe pritet të shqyrtohet më tej përpara se të marrë formën përfundimtare.