Kategoria e parë, Dinamo synon kreun në grupin B, Mamurrasi nuk lëshon pe tek A-ja

551
Sigal

Java e pestë e Kategorisë së Parë rezervon ndeshje shumë të bukura dhe të vështira për të dyja grupet, pasi deri më tani shumë skuadra kanë shfaqur pretendimet e tyre për një vend nderi në Superiore. Tek grupi A diferencën po e bëjnë skuadra e Mamurrasit dhe e Besëlidhjes që kryesojnë bashkë renditjen, ndërkohë që Veleçiku i Malësisë së Madhe i ndjek me vetëm një pikë më pak, duke qenë se fitoi ndaj kundërshtarit direkt javën e kaluar, Tërbunit që ndodhet në kuotën e 8 pikëve. Në javën e pestë të kampionatit, që luhet këtë të shtunë, priten ndeshje të forta ku mbi të gjitha bie në sy Kamza-Mamurrasi, që pavarësisht formës jo maksimale të Kamzës, përsëri përbën problem për çdo skuadër. Ndërkohë Besëlidhja do të ndeshet me Kastriotin, takim që nuk pritet të jetë i vështirë për lezhjanët që fitoren e kanë mëse të detyruar për të qëndruar në krye të kampionatit. Ndërkohë, Veleçiku do të jetë në transfertë ndaj Adës së Velipojës, skuadër që nuk ja ka dalë të marrë asnjë fitore dhe asnjë barazim deri më tani, duke qenë e vetmja që nuk ka grumbulluar pikë deri më tani, ndeshja tjetër e veçantë e kësaj jave është Iliria-Besa, me skuadrën e Fushë-Krujës që ka 4 pikë dhe me kavajasit që kanë 1 pikë pas katër barazimesh në po kaq ndeshje. Ndërkohë në grupin B, bie në sy ngritja e Dinamos dhe afërsia që ka me kreun duke e bërë ndoshta synimin “Superiore” të prekshëm, pas tre vitesh që militon në kategorinë më poshtë. Ndeshja e kësaj jave ndaj Tomorit do të jetë një provë e vështirë për dinamovitët që kanë përballë një skuadër në formë të mirë dhe që ndodhet vetëm 1 pikë larg. Butrinti, skuadra kryesuese do të takohet me Naftëtarin e vendit të fundit, për ti shtuar edhe tre pikë të tjera renditjes së mirë që ka deri më tani. Sopoti i vendit të tretë do të jetë në transfertë ndaj Bylisit, skuadër që po bën shumë mirë deri më tani, pasi ka marrë dy fitore. Ndeshja tjetër e dhe e fundit e këtij grupi është mes Pogradecit dhe Lushnjës, dy skuadra që ndodhen në vendin e 6-ë dhe të 7-ë, ku pogradecarët kanë dy pikë më shumë.

 

Grupi A

Mamurrasi      10 pikë

Besëlidhja     10 pikë

Veleçiku        9 pikë

Tërbuni          8 pikë

Iliria                4 pikë

Kamza             4 pikë

Kastrioti            2 pikë

Besa                1 pikë

Ada              0 pikë

Grupi B

Butrinti     9 pikë

Dinamo     8 pikë

Sopoti       8 pikë

Tomorri     7 pikë

Bylis         6 pikë

Pogradeci   6 pikë

Lushnja      4 pikë

Shkumbini   3 pikë

Luftëtari      3 pikë

Naftëtari      2 pikë

Trukimet, Superiorja jashtë radarit të UEFA-s

Për herë të parë në 4 sezonet e fundit Superliga Shqiptare, pas fazës së parë që u mbyll javën e shkuar, nuk u përfshi në “radarin” e UEFA-s. Deri më tani janë luajtur plot 45 ndeshje, por asnjëra prej tyre nuk është përfshirë në dosjet e ndeshjeve që dyshohen për trukim dhe nuk janë përfshirë në dosjet që institucioni më i lartë europian i futbollit përpilon çdo javë. dhe deri tani asnjë nga 45 ndeshjet e luajtura nuk është përfshirë në dosjet e sfidave të dyshuara për trukim që institucioni i lartë i futbollit europian përpilon gjatë çdo fundjavë në kampionatet e kontinentit. Ky sistem drejtohet nga një zyrë e posaçme në Nion të Zvicrës që mbi të gjitha merret me bastet dhe shumat e luajtura për ndeshjet dhe kur vihen re shuma të mëdha për një ndeshje dhe rezultati gjithashtu është dyshues në favor të shumës, vihen në funksion hetimet dhe ndeshja futet në listën e kontrolleve. Fatkeqësisht, kampionati shqiptar ka qenë gjithmonë, dhe sidomos dy sezone më parë, në radarët e kontrolleve pasi sipas UEFA-s janë vënë re të tilla dyshime si nga ana e kompanive, skuadrave, shumave të luajtura dhe rezultatet e basteve. Pozitiv është fakti se deri më tani, UEFA nuk ka vënë re asgjë nga këto, në këtë sezon, çka e bën këtë sezon një nga  më të pastrit që është luajtur ndonjëherë.  Këto financime jo të ligjshme duket se nuk janë preferuar nga klubet këtë sezon, duke e bërë edhe më të bukur kampionatin. Në këto nëntë javë që kanë kaluar, pastërtia e garës, ashtu siç edhe është vënë re, ka përfshirë këtë sezon skuadrat. Kjo në fakt nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga tifozët, që ç’është e vërteta e kanë shtuar praninë e tyre në stadiume dhe dëshira për të ndjekur klubin e tyre është gjithmonë e më në rritje. Është edhe një fakt tjetër që vë në dukje këtë ecuri pozitive të skuadrave, ku duhet të kujtojmë se janë plot pesë skuadra që rivalizojnë ndjeshëm për titull, nga Tirana-Partizani që kryesojnë e deri tek Laçi-Flamurtari-Skënderbeu. Fakt ky, që e bën këtë kampionat, gjithmonë duke u bazuar tek statistikat, nga më të luftuarit në këto 20 vitet e fundit. Një garanci tjetër vjen edhe nga vetë FSHF që shprehen se nëse ruhet kjo ecuri, ky sezon do të jetë një nga më të ndershmit në të gjitha sezonet e luajtura deri më tani.