Barcelona kampione e dimrit, në 61% të rasteve fiton titullin në La Liga

118
Sigal

Ndalja e Realit të Madridit të dielën në mbrëmje përballë Sociedadit ka bërë që Barcelona të shpallet kampione e dimrit, teksa ka për të luajtur së bashku me Realin 90 minutat e fundit të kësaj faze në mesjavë.

Katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll me 5 pikë më shumë se Reali i Madridit. Dhe në Barcelonë kanë jo pak arsye për të fërkuar duart. Në pjesën më të madhe të rasteve që Barça është shpallur kampione e dimrit, i ka shkuar garës deri në fund duke fituar titullin kampion në La Liga. Në 16 nga 26 rastet që Barça e ka mbyllur e para në gjysmë të rrugës, në fund të sezonit ajo ka mundur të shpallet kampione.

Bëhet fjalë për 61.5% të rasteve, kur Barça ka fituar titullin pasi është kurorëzuar me titullin simbolik “kampion dimri”. Tendenca në këtë drejtim ka ndryshuar në mënyrë radikale me kalimin e viteve. Kështu, në 10 herët e para që Barcelona shpallej kampione e dimrit, në fund të sezonit vetëm tri herë arriti të shpallej kampione e Spanjës (1958-’59, 1973-’74, 1984-’85). Katalanasit kanë rregulluar trendin e tyre më vonë. Në 13 nga 16 herët e fundit që Barça e ka mbyllur si kampione e dimrit ajo është shpallur kampione e Spanjës. Vetëm në tri raste Barça e ka humbur titullin, ku dy herë ia ka marrë Reali i Madridit dhe një herë tjetër Atletiko e Madridit.