Parashikimi i motit për sot, 15 qershor 2026

Vendi ynë gjatë ditës së hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

NOA

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare, të cilat nga mesdita deri në orët e pasdites do të shfaqen në zonat me reliev të lartë malor.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo do të arrijë deri në 15 m/s, duke sjellë valëzim në dete me forcë 1-3 ballë.