Tahiri: Operacioni do përfundojë kur mos ketë më vjedhje energjie

579
Sigal

TIRANE– Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit vijon në ditën e dytë të tij, ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar zhvillimin e këtij operacioni në zonën pranë Gjimnazit “Petro Nini”. Ministri Tahiri konfirmoi edhe arrestimin e pronarit të një pastiçerie dhe të punonjësit të OSHEE ditën e sotme, duke u shprehur se “Pronari vidhte energjinë, punonjësi i OSHEE bashkëpunonte”.
 
Duke u shprehur se operacioni kundër vjedhjes së energjisë elektrike do të vijjë deri sa t’i jepet fund këtij fenomeni, ministri Tahiri tha se aksioni filloi nga biznesmenët.
 
Sipas ministrit Tahiri “Vjedhja e energjisë i shkakton shtetit dëm ekonomik 150 mln Euro në vit”.