Bedri Alimehmeti: Vezullimi i ndërprerë i një ylli si Skënder Halili

394
Sigal

Dossier: Dyzet vite më parë u nda nga jeta futbollisti i shquar, i madhi Skënder Halili

Vezullimi i ndërprerë i një ylli

Nga: Bedri Alimehmeti “Mjeshtër i Madh”

Skeda

Datëlindja: 20 gusht 1940 Tiranë.

Roli: Qendërmbrojtës i lirë.

Ekipet ku është aktivizuar: Të rinjtë e Tiranës 1954-1957; Puna e Tiranës 1957-1959; Dinamo 1960-1962; 17 Nëntori 1963-1966.

Me kombëtaren: Luajtur në 9 ndeshje.

Tituj e trofe: Kampion me të rinjtë e Tiranës 1956, 1957; me Dinamon 1960; me 17 Nëntorin 1964-1965, 1965-1966. Kupa e Shqipërisë: Dinamon 1960; Kupa “50 vjetori i Pavarësisë” me Dinamon 1962.

Karriera si trajner: Me grupmoshat e 17 Nëntorit.

Vlerësime: “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”, “Simbol i qytetit të Tiranës”, “Nderi i sportit shqiptar”, “Mjeshtër i Madh”, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

U nda nga jeta: 13 dhjetor 1982

Përjetësimi: Nga viti 2000, qendra stërvitore e FK Tirana mban emrin “Skënder Halili”

 

Që ka mbetur ikonë në futbollin shqiptar, këtë te gjithë e thonë. Dhe, që e interpretonte qendërmbrojtësin e lirë në ato vite aq përsosmërish, kur nuk ishte zbatuar ende në disa vende me futboll të përparuar, e bëri që vështirë të përsëritet. Skënder Halili i afronte dhe u jepte kurajë futbollistëve të rinj, dhe ai nuk u dëbua asnjëherë nga gjyqtarët, sepse ishte i thjeshtë dhe i dashur, edhe me tifozët. Ai ishte njerëzor në gjithçka bënte, dhe të gjitha këto cilësi të patjetërsueshme janë të murosura në portretin emblematik të Skënder Halilit, legjendarit të ekipit bardheblu dhe të kombëtares, figura e të cilit teksa vitet kalojnë, merr gjithnjë e më tepër përmasa gati mitike. Ai ishte djalë i rrugës “Fortuzi”, që në Tiranë etiketohet “maternitet” i futbollit shqiptar. Vetëm duke përmendur emra të tillë futbollistësh të shquar, si Gani Merja, Panajot Pano, Skënder Halili, Indrit Fortuzi e Blendi Nallbani, bindesh për këtë fakt. Fillimisht te kopshti i “Rukes”, më pas te oborri i shkollës “10 Korriku” (sot “Sinan Tafaj”), apo te bulevardi” Zogu I” bashkë me Panajot Panon, Eqerem Casllin, Bujar Hykën, Eshref Demnerin, Astrit Zhordën, Hasan Vocin etj, moshatarë, me të u mbrujt e u kalit talenti i tij si futbollist, modelin e të cilit ai e kishte te dy dajat: Xhaferri e Ganiu, të cilët bënin emër në ato vite. Më pas, thuajse të gjithë bashkë u gjendën te fusha “Puna” (ish-ekspozita Shqipëria Sot), ku nën drejtimin e teknikut Xhavit Demneri u bënë pjesë e të rinjve bardheblu. Aty takuan Osman Memën, Pavllo (Ben) Bukovikun, Luigj Bytyçin, Naim Ballën, Pjerin Perollin, Bujar Kulhekun etj, me të cilët vargëzojnë tituj kampionë. Ndërkohë, viti 1957 e gjen Skënderin në radhët e ekipit të të rriturve bardheblu, Largimi nga Dinamo, pasoja me një vit pezullim

Nga dhjetori 1959 e deri në dhjetor 1961, Skënderi kontribuoi për Dinamon, me të cilën u shpall kampion dhe fitues i Kupës. Pas përfundimit të ushtrisë, ai kërkon të kthehet, por has në kundërshtimin e drejtuesve të Dinamos, të cilët donin ta mbanin përgjithmonë. Ai nuk pranon e përfundimisht kthehet te 17 Nëntori.

Ndërkohë, me 17 Nëntorin spikat në ndeshjet e Kupës Ballkanike, dhe në sezonin 1964-1965 shpallet kampion i Shqipërisë, titulli i 7-të i bardhebluve, teksa Shqipëria ka nisur ndeshjet në grup për eliminatoret e Botërorit Angli 1966, ku garon me Zvicrën, Holandën dhe Irlandën e Veriut. Në Kupën e Kampioneve, 17 Nëntori eliminohet nga Kilmarnok i Skocisë, 0-0 dhe 0-1, ndërsa në sezonin 1965-1966, bardheblutë shpallen sërish kampion, pas një finaleje dramatike me Partizanin (2-1), duke qenë se e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta.

Arrestimi dhe burgosja për dy orë dore

Ishte fundgushti 1966. Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në Kupën e Kampioneve, ku bardheblutë shorti i kishte vënë përballë një ekip relativisht të lehtë, kampionen e Norvegjisë “Oslo 04”, ishin grumbulluar në hotel “Durrësi”. Natën vonë, teksa flinin futbollistët, dëgjojnë zhurmë hapash dhe zëra, dhe kur dalin në ballkon shohin Skënder Halilin që e fusin në një “Gaz-69”. Dy orë dore përbënin akuzën e dënuan me 11 muaj burg (!)

Kalvari i jetës së vështirë, pjesë e paradokseve të kohës

Pas kësaj kthehet në Tiranë, ku punon në NRSH “17 Nëntori”, dhe në fushat e futbollit shfaqej vetën në kampionatin lokal të ndërmarrjeve, ku vetëm për të parë atë, numri i shikuesve ishte tejet i madh. Nën kujdesin e klubit “17 Nëntori”, Skënder Halili kreu një kurs për trajner dhe pas kësaj u mor me përgatitjen e futbollistëve të grupmoshave. Nga duart e tij dolën emrat e njohur, si Astrit Ramadani, Krenar Alimehmeti, Florian Riza, Ilir Daja, Fation Kepi, Fatos Daja etj. Kjo gjë i dha shumë kënaqësi, por sëmundja e rëndë e mposhti. Më 13 dhjetor 1982, vetëm 42 vjeç, Skënder Halili u nda nga jeta. Duke lënë në pikëllim bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Edi e Denis dhe vajzën Belma ende motake, që sapo kishte nis t’i thoshte babi. Dhimbjen për humbjen e tij e ndjeu opinioni sportiv i gjithë vendit, ndaj atë ditë të largët dhjetori, kortezhi i përmortshëm që e përcolli për në banesën e fundit, dukej i pambarimtë.

Fat i ngjashëm

Një fat të tillë të ngjashëm me të Halilit pati pësuar në fund të viteve 50-të edhe futbollisti i shquar i “Torpedo” të Moskës dhe i kombëtares së BRSS, Eduard Strelcov (1937-1990) një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit rus. Për një akuzë të pabazuar u dënua më 1958 me heqje lirie dhe u syrgjinos në një nga Gulagët e Siberisë., duke mos u larguar kurrë nga skuadra “mëmë” “Torpedo” e Moskës, ç’ka i kushtoi edhe mos marrjen e medaljes së këtij turneu. Jo më kot thonë, përkimet në historitë e njerëzve janë të çuditëshme edhe pse protagonistët e ndodhive