Luhet supersfida e javës së parë, publikohen formacionet zyrtare të derbit Dinamo-Tirana

43
Sigal

Stadiumi “Elbasan Arena” pret sot ndeshjen e parë derbi të sezonit, me Dinamon e ribërë nga e para që luan si pritëse përballë Tiranës.

Ka shumë kuriozitet për të parë blutë e rindërtuar me Di Biaxhon në krye, ashtu si edhe Tiranën që kërkon të lërë pas zhgënjimin e edicionit të kaluar dhe të jetë mënjëherë protagoniste në luftën për titullin kampion.

DINAMO: Rexhepi, Prodani, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Krasniqi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri.
Trajner: Luixhi Di Biaxho

TIRANA: Lika: Najdovski, Haxhiu, Përgjoni, Hoxhallari, Jonuzi, Hila, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina.
Trajner: Orges Shehi.