Evdal Nuri: Dhuna ‘forca’ e të dobëtit, korrupsioni ‘tahmaja e të fortit

1-Sido që të paraqitet, dhuna fillon atje ku mbaron arsyeja!

Duke marrë shkas nga dhuna që po përdoret kudo në vendin tonë, mendova që të trajtoj këtë problem në kuptimin e gjerë social dhe  psokologjik. I dobëti kur s’ka rrugë tjetër, mundohet që të mbrohet nëpërmjet dhunës! Mbrojtja më e mirë është sulmi! I turbullohet mendja, i venitet arsyeja dhe gjen rrugën më të gabuar e më të padrejtë: atë të dhunës, që shpesh herë përfundon në dëmtim fizik ose  vrasje. I mënçuri i shmanget dhunës, kur ka të dobtin në krye ! Thonë se dy të zgjuar nuk zihen kurrë. As një i zgjuar me një të marrë. Po u bënë bashkë dy të marrë, bëj gati zinxhir e litar. Koncepti i dhunës është mjaft i gjerë. Ka dhunë sa herë një individ ose grup njerëzish përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të rrobëruar, për t’i mposhtur, për të bërë të vuajnë, ose të zhdukin një individ ose një grup tjetër. -Ajo më e prekshmja është dhuna fizike, që tek ne është e përditëshme. Por, kemi e dhunë policore, seksuale, shtetërore, etnike, fetare,  morale e tjerë. Dhuna kundër njerëzve është e papranueshme. E drejta e qytetarëve për të shprehur lirisht dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre apo bindjet e tyre, është një vlerë moderne. Këtu dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme. Kjo s’duhet të ndodhë në një shtet demokratik. Vrasjet në seri, që po ndodhin, mbajnë peng familje të tëra. Individë të implikuar në  krime të të gjitha spektreve e ngjyrave, por edhe njerëz të pafajshëm, që ndëshkohen vetëm për lidhjet, po shndërrohen në një normalitet të sëmurë në vendin tonë. Është më tepër se e dhimbshme, gati një fatalitet, të dëgjosh përditë lajme të trishta për familje të tëra që po braktisin vendin e po shkojnë drejt shuarjes, e për viktimat e radhës, që mbushin kronikat e zeza. Duhet pranuar se dhuna  është e shmangëshme nëse shteti dhe gjithë shoqëria e marrin në dorë dhe flakin gjithëçka që e shkakton atë. Rrugëdalja nga atmosfera e dhunës kërkon përsosje dhe edukim qytetar. Çdo dëshirë për të vendosur të drejtën duke vrarë e përdhunuar vlerat e tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vet edukimi i guximshëm që të guxojmë të mos përdorim dhunë se është shumë ma e lehtë dhuna se sa kundërshtimi i saj. A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqe? A nuk themi se dhuna pjellë dhunë? Pra të mbjellim paqe, që të korrim paqe. Të bëhemi paqësor, të sjellshëm, t’i nënshtrohemi ligjit, respekto secilin, mos dhuno askënd që të mos ketë dhunë. Fuqia në mbrojtje të lirisë është më e madhe se fuqia në të mirë të tiranisë dhe shtypjes, sepse fuqia e vërtetë, vjen nga bindja! “Drejtësitë që shohim, e që s’mund t’i ndryshojmë na dërmojnë shpirtërisht dhe na shkaktojnë shumë dhembje! Popujt latinë (italianët, spanjollët, francezët, portugezët) karakterizohen nga një ndjenjë e hollë që shfaqet në shpirtin e tyre punëtor, poetik e artistik. Ballkanasit janë natyra impulsive. Këta popuj kufirin midis urrejtjes e dashurisë e kanë shumë pranë, e janë krysisht dembela. Popujt e Evropës qendrore –veriore e dominuar nga popujt gjermanikë, dallohen në rezervimin e shprehjeve e mendimeve për një problem të caktuar. Ata janë punëtorë e korrekt. Janë djepi i filozofëve moderne të njerëzimit.

NOA

Ajo që mbetet në fuqi tek ne është ndjenje indiferentizmi, boshllëku dhe zemërimi shpërthyes. Kjo shprehet me dhunën në të gjitha fushat, sidomos ndaj grave. Jemi impulsiv mbase nxehemi shpejt e ftohemi lehtë. Kjo është arsyeja kryesore e dhunës.

2- Tahmaja e të korruptuarve! Të korruptuarit jetojnë më mirë, por gjumin e kanë të trazuar. Janë të pangopur jo vetëm në të ngrënë, por në vënien e pasurisë. Janë shumë tahmaqarë, duke mos i besuar se tahmaja e tepërt të lë pa gjë, megjithëse deri tani shumica  s’ka pësuar asgjë! Jetojnë me frikë nga mënyrë se s’i janë pasuruar e kjo i krijon pagjumësinë që janë ankthet, streset, depresionet, sëmundjet. Natën shohin ëndra për jetën jo të ndershme, që bëjnë, por të nesërmen i bëjnë moral të tjerëve për”ndershmëri e drejtësi, kur vetë s’janë të tillë ! Tani të thotë e betohen se pasurinë e kemi të “trashëguar “, nga “gruaja”, ”mamaja “,  “ babai”, vëllai”…! Ne s’kemi trashëguar asgjë. Jo se prindërit s’donin të na jepnin, por s’kishin! Edhe ato pak toka që kishin na i rrëmbyen të tjerët! I kemi patur më të varfër se vetja, se ashtu ishte koha, por të ndershëm. Ndofta forca e ligjit i bëri të tillë. Ata na kanë dhënë dashuri, arsim e kujdesin për t’u bërë njërëz të mirë. Dhe padyshim brezi mbi të 60-tat është shumë më i ndershëm se ky i sotmi! Kështu u rritëm dhe u edukuam. Tani kur i varfëri merr diçka që s’i takon, quhet hajdut e futet në burg, të pasurit kur i zbulohen miliona euro abuzime, quhen të korruptuar e kaq! Politika është arti i të drejtuarit dhe jo arti i të pasuruarit! Shpesh e kam menduar këtë! Me shifra zyrtare nga vendi ynë gjatë 32-vjetëve janë larguar mbi 1.8 milion. Shumë nga këta janë shkolluar, edukuar e punojnë nëpër botë në vende pune të rëndësishme me tituj shkencor. Shteti, po të ketë dëshirën e mirë të tërheqë këta kuadro të aftë e t’i vendosë në poste të rëndësishmë, në dikastere, ekonomi, drejtësi, shëndetësi, arsim e gjetkë, duke i paguar mirë. Jam i bindur se do të sjellin ndryshim e kulturë pune perëndimore, e cila do të eliminojë korrupsionin në të gjitha fushat. Atëherë pse s’bëhet? Arsyeja është se s’duan të heqin dorë nga pushteti e privilegjet që i kanë pasuruar. S’i s’kemi dëgjuar një politikan të varfër? Ata janë rrogtarë s’i gjithë të tjerët dhe mbi këtë bazë duhet parë! Atëhere nga buron gjithë kjo pasuri? Ata s’e kuptojnë, se më të varfër janë ata që s’kanë të ngopur , se sa ata që s’kanë të hanë !

“ Politika në Shqipëri është e korruptuar e po pengon integrimin e Shqipërisë. Ai është i shtrirë në të gjitha nivelet”. Kjo u theksua nga D.A SH. Ditët e fundit Korrupsioni po gryen Shqipërinë!” Të shpjegosh korrupsionin është e vështirë dhe e sikletëshme. Ai përdor format nga më të sofistikuara për t’u mos u zbuluar kurrë! Miqtë ndërkombëtarë e kanë marrë seriozisht për të vënë drejtësi në vendin më të varfër dhe të korruptuar të Europës! Sa më i dëshpëruar të jetë njeriu dhe popujt, aq më lehtë besojnë tek zgjidhjet e thjeshta, qofshin këto të korruptuara. Zgjidhja është shumë më e vështirë se janë njerëzit që e kanë në dorë këtë më të vështirë. Diku kam lexuar se korrupsioni ka për qëllim të legjitimojë totalitetin, një sistem i tërë i ngritur mbi privilegjet e një pakice, që përqendron çdo pushtet në pak duar”. Shqipëria nuk është jashtë këtij reliteti. Një ndër vendet më të ndërvarura politikisht dhe ekonomikisht nga bota që na rrethon. Nëse kemi të qartë këtë vizion, gjërat fillojnë dhe marrin sens ngadalë. Shqipëria, nuk ka një korrupsion sektorial, por një sistem të tërë të ngritur mbi privilegjet. Pra një shtet i kapur nga interesa vetiake që punojnë kundër interesit të përgjithshëm. Një shtet i kapur, do të thotë që të gjitha qendrat e pushtetit: politik, ekonomik, financiar, mediatik, sindikal, akademik janë tashmë jashtë kontrollit të popullit. Demokracia pluraliste, mbetet thjesht në letër, sepse vendimet nuk merren kurrë nga populli, i cili duhet të kënaqet çdo dy apo katët vjet me premtime të parealizuar e boshe. Në këtë situatë njerëzit kanë zgjedhur vetëm emigrimin. Në gjashtë vitet e fundit 220.000 veta janë larguar nga Shqipëria. Kjo ka çuar në një krizë të fuqisë punëtore në vend, ku punë ka s’i në fason ndërtim, por punë nuk duan, kurse bujqësia i ka mbetur pleqve, mbasi të rinjtë kanë ikur ku të mundin në Evropë !                                                                                                                   

 

 

Korrupsioni po na gryen .

 

 

 

 

Të pangopur .

 

 

Dhuna .e papranueshme .