Hyqmet Zane: Profesor Salih Çeka nga Çamëria dhe mesazhi që na vjen për arsimin e sotëm universitar

720
Sigal

Potencialiteti i një atdhetari, i një dëshmori të kombit, i një “Mësuesi i Popullit”, i një “Qytetar Nderi” i Elbasanit, Kryesekretarit të Kuvendit të Lushnjes.

  Gazeta e tij “Ku vemi ? ” është një kambanë edhe për sot se ku po shkon parlamentarizmi shqiptar

Sentenca që thuhet se kur “Aleksandri i Madh shkoi për vizitë te filozofi Diogjen dhe e pyeti nëse mund të bënte ndonjë gjë për të, Diogjeni ju përgjigj: Po, .. mos më zër diellin”, është një mesazh i madh për të dalë në dritë të figurat e kombit që shpesh lihen në hije. Nëse Aleksandri ishte ai strategu i madh i kohës së tij dhe ka mbetur në mendje për luftërat e tij, kurrsesi nuk mund të eklipsohen ata njerëz që nuk kanë madhështinë e një Aleksandri, por që kanë kontributet e tyre në funksion të njerëzve dhe kombit. Një i tillë ka qenë edhe Salih Iljaz Çeka, lindur në Filat të Çamërisë.

Kam bindjen se nuk mund të ketë profesor të kohës së sotme që të matet me nivelet e një njeriu që gjithë jetën e tij, edhe pse të shkurtër, e jetoi me dinjitetin dhe lartësinë e kohës kur krijoi vepra në shërbim të arsimit mbarëkombëtar. Më shumë se një kujtesë biografike për këtë profesor të pedagogjisë dhe psikologjisë shqiptare, fokusi im është potencialiteti i këtij biri të Çamërisë në lëmin e arsimit kombëtar dhe ndikimi politik i tij. Fakti qe aktiviteti i Salih Iljaz Çekës është në Elbasain e cilësuar si “kryeqyteti i arsimit mbarëkombëtar”, detyrimisht që edhe biri i Çamërisë do të gjente jo vetëm strehën e punës, por edhe të familjes së tij, me një nga familjet e nderuara elbasanase, të Dedejve.

Nëse 95 vjet më parë ky personalitet jo vetëm ishte profesor i Normales me bekimin e Luigj Gurakuqit (që e pranoi në gjirin e këshillit të profesorëve të Normales, kur erdhi nga Bezansoni i Francës ku edhe mbaroi studimet e larta, pas Zosimesë), por u bë edhe drejtori i saj me një dimension shumëplanësh.

Nëse sot në Universitetin e “A. Xhuvani” të Elbasanit nuk ka buletin shkencor universitar, Salih Çeka në kohën e tij krijoi dhe udhëhoqi për disa numra “Revistën Pedagogjike” më e mira e arsimit për gati një shekull dhe me një nivel të lartë shkencor. Duke qenë se nuk ishte thjesht një mësues me një shkollë të lartë, në korrik 1913 vihet në dispozicion të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, që më vonë do të bëhej edhe përfaqësues i partisë së kohës “As i Pashë e as i Beut” me një veprimtari të gjerë demokratike. Nuk di një pedagog të sotëm që të kenë një aktivitet të tillë që të kenë pozitivitet aq të spikatur si Salih Çeka që i preku të gjitha nivelet e drejtuesit të arsimit edhe si profesor dhe drejtor i Normales, edhe si Drejtor dhe inspektor i arsimit në Berat – 1916, edhe Sekretar në kryesi të kabinetit që doli nga Kongresi Kombëtar i Lushnjes më 1920, edhe Anëtar i Komisisë Arsimore më 1920, por edhe Kryeinspektor i arsimit në Elbasan më 1922, edhe Inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Elbasan më 1922 deri Inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Tiranë më 1923.

Nëse 95 vjet më parë ky personalitet jo vetëm ishte profesor i Normales me bekimin e Luigj Gurakuqit (që e pranoi në gjirin e këshillit të profesorëve të Normales, kur erdhi nga Bezansoni i Francës ku edhe mbaroi studimet e larta, pas Zosimesë), por u bë edhe drejtori i saj me një dimension shumëplanësh.

Në Kongresin Kombëtar të Lushnjes

Salih  Çeka ka marrë pjesë në Kongresin Kombëtar të Lushnjes si deputet, përfaqësues i Sulovës dhe i Dumresë. U zgjodh kryetar i Kabinetit. Në detyrën e zgjedhur u mor me organizim, drejtim, gjithçka që kishte të bënte me programin, zbatimin e tij dhe mbarëvajtjen e punëve si dhe me dokumentacionine Kuvendit të Lusnjes. Kultura e tij energjike, vendosmëria për të çuar objektivat deri në realizimin e tyre, e ngritën figurën e tij në nivelin më të lartë si pjesë e pandarë e suksesit të kësaj ngjarjeje madhështore të historisë sonë Mbarëkombëtare.

Në fund të fundit Salih Çeka ishte edhe një përfaqësues i denjë i Çamërisë që në atë kohë ishte nën Greqinë dhe kryeministër antishqiptar Venizellos. Gazeta e tij “Ku vemi ? ” është një kambanë edhe për sot se ku po shkon parlamentarizmi shqiptar krahasuar me atë të 100 vjetëve më parë që ishte më i miri Parlament i Shqipërisë.

Pikpamjet e tij politike e shoqërore i shpalos në gazetën “Ku vemi ?” që e drejtoi dhe e botoi vetë nga numri i parë i saj më 12 janar 1924 e deri në nr. 20, më 19 tetor 1924, duke dëshmuar për aftësitë e tij publicistike dhe politike, demorkatike dhe arsimore.

Për të gjithë atdhetarët shqiptarë që e nisën shekullin XX me një mesazh të madh që dha Pavarësia e Shqipërisë, në panteonin e njërëzve që erdhën nga Perëndimi Europian dhe që shkollimin e tyre e kthyen në një mision për t’i shërbyer kombit, futet edhe Salih Çeka, biri i Çamërisë dhe elbasanasi i viteve, kur ky burrë kishte vlerat e vërteta të mbledhura bashkë. Në kujtesën e njërzve që e njohën dhe që e ruajtën në kujtesë mësuesin e talentuar, ka mbetur i skalitur fakti se Salih Çeka ishte një djalë trim i Çamërisë, i emancipuar dhe me një shpirt të madh demokrati dhe intelektuali që kujtohet më nderim dhe respekt nga studiuesit e historisë dhe veprave të personaliteteve të shquar të kombit tonë.

Për këdo mund të thuhet një tipar i veçantë që ka në jetën e  tij, edhe pse vitet kanë bërë punën e tyre dhe kanë ikur një e nga një, edhe pas 95 vjetësh biri i Çamërisë martire ka mbetur në kujtesën e brezave edhe si një shqiptar me vlera të mëdha që sido që të jetë grekët e kohës së Ali Pashë Tepelenës shpreheshin “Arvanites penemeni,/ çamidhes kamaromeni.” (Shqiptarë të lavdëruar,/ çamërit krenarë). I tillë ishte edhe Salih Iljaz Çeka që e lindi Filati i tij i dashur tek i cili vinte herë pas here fshehurazi gjithnjë për të dhënë kontribute për arsimimin e fëmijëve çamë, sipas dëshmisë së babait tim, që në atë kohë ishte fëmijë dhe dëgjonte nga xhaxhai i tij bisedat që bëheshin në shtëpinë tonë në Filat.

Sipas pohimeve historike të studiuesit Doktor i Shkencave Sulë Dedej në Elbasan “Salih Çeka lindi në qytetin e Filatit të Çamërisë më 20 gusht 1892 në një familje atdhetarësh. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ; arsimin e mesëm në gjimnazin e Janinës më 1911. Duke përfituar nga bursat për studime që jepte Perandoria Osmane për nxënësit e shkëlqyer në mësime, më 1913 kreu Institutin Pedagogjik 2-vjeçar të Bezansonit në Francë”.

Për të gjithë aktivitetin e tij derisa u vra nga forcat obskurantiste të kohës më 1 shkurt 1925, Salih Çeka ka merituar kohë pas kohe edhe titullin “Mësues i Popullit”, edhe është titulluar “Dëshmor i Atdheut” është shpallur edh e”Qytetar Nderi” i Qarkut dhe Bashkisë Elbasan, por nuk ka asnjë titull nga Shoqata Çamëria, në një kohë që ai mund të cilësohet me plot gojën “Nder i Çamërisë dhe i Kombit Shqiptar”.

Potencialiteti i një atdhetari, i një dëshmori të kombit, i një “Mësuesi i Popullit”, i një “Qytetar Nderi” i Elbasanit d si biri i Çamërisë martire, emrin e të cilit e mban një shkollë e mesme profesionale në Elbasan, nuk mund ta zbehin ata që nuk kanë kujtesë historike, kushdo qofshin ata, rektorë apo kryebahskiakë, ministër arsimi apo akademik, punonjës partish politike apo kryetar shoqate pa memorie sepse memoriali i tij në Selvias të Mollasit në Elbasan, nuk ka nevojë për mermerin që ia vodhën paudhësia e njerëzve të mbrapsht se vetë Salih Iljaz Çeka e memorizuar personalitetin e tij në mermerin e bardhë të kombit dhe arsimit kombëtar. Krenaria jonë për figurën e këtij personaliteti, ka nevojë që të bëhet dinjitoze nëse ne vetë u çmojmë vlerat dhe nuk i shohim çmimin njerëzve me kontribute historike siç bëjnë sot në këtë vendin tonë në një kohë të mbrapsht.

 

 

Për të gjithë aktivitetin e tij derisa u vra nga forcat obskurantiste të kohës më 1 shkurt 1925, Salih Çeka ka merituar kohë pas kohe edhe titullin “Mësues i Popullit”, edhe është titulluar “Dëshmor i Atdheut” është shpallur edh e”Qytetar Nderi” i Qarkut dhe Bashkisë Elbasan, por nuk ka asnjë titull nga Shoqata Çamëria, në një kohë që ai mund të cilësohet me plot gojën “Nder i Çamërisë dhe i Kombit Shqiptar”.