Bursa shqiptare do nxirrte zbuluar KESH, ja si pazaret për të fshehur abuzimet me shitje-blerjet e energjisë e mbajnë peng

150
Sigal

Bursa shqiptare e energjisë APEX duhet të niste  aktivitetin të që sipas saj duhet të kishte filluar në nëntor të 2022.Fillimi i aktivitetit të kësaj burse është shtyrë me disa muaj për në 2023, megjithatë kjo përbën një vonesë prej 4 vitesh për fillimin e aktivitetit të APEX. Një ndër arsyet është se me krijimin e saj shitblerja do lërë shenjë, fakt ky që do rezultonte fatal për abuzesit me energjise, pasi si është përfolur komisionet pranë KESH kanë dorë të lirë dhe nuk mungojnë rastet kur energjia blihet 5- fish më shtrenjtë dhe shitet më lirë.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për shtyrjen e rradhes të fillimit të aktivitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë/APEX Shqipëri-Kosovë. Bursa duhet të kishte filluar në fund të muajit nëntor 2022, por është shtyrë edhe për disa muaj të tjerë në vitin e ardhshëm. Deri tani janë më shumë, se 4 vite vonesë në fillimin e punës së APEX.

Konfindustria vlerëson, se vonesat e tejzgjatura në vite të fillimit të punës së bursës së energjisë lidhen me interesa të fuqishme politike dhe trysni të grupeve të përfituese tregëtare të mbajnë të hapur hapsirat të medha për subjektivizëm dhe korrupsion në shitje-blerjet e energjisë elektrike. Bursa do ti kufizonte ndjeshëm mundësitë  e mësipërme.

Tregu i transaksioneve të energjisë elektrike në Shqipëri përfaqëson një nga më të mëdhenjtë në ekonominë kombëtare me më shumë se 600 milion euro/vit. Në krizën energjitike në vitin 2022 vetëm vlera e shtesë e financuar nga shteti deri tani ka tejkaluar 400 milion euro.

Në ndryshim nga kompanitë publike të shteteve të BE në Shqipëri shitje-blerjet e energjisë kryhen vetëm nga ndërmjetësa/agjentë privatë, duke lënë hapur mundësitë për korrupsion. Aq më shumë hapsirat thellohen kur mungon Bursa e Energjisë si instrument shtesë i  kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete, që nuk kanë bursa energjie në rajon. Humbjet nga kostot shtesë të kompanive publike dhe të përfituara nga të tretët përllogaritet, se mund të shkojnë në mbi 10% të vlerës së përgjithshme të transaksioneve,” tha ai.