Prof. Dr. Enver Bytyçi: Ndryshimi politik në Prishtinë domosdoshmërisht të sjellë ndryshimin rrënjësor politik në Tiranë për të mirën e Kombit

369
Sigal

/Gazeta TELEGRAF 

Votat për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në Kosovë janë mesazh për të gjithë shqiptarët, se prosperiteti i Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën nuk mund të realizohet me qeverisjen e dështuar tetëvjeçare të Edi Ramës

14 shkurti u kthye në referendum në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku për herë të parë, votuesit dënuan dhe rrëzuan nga skena politike 2 partitë, që kishin monopolizuar politikën, duke zgjënjyer pritshmëritë shumëvjeçare të popullit për demokraci. Prof. Dr. Enver Bytyçi, në intervistën për gazetën “Telegraf” thekson se ky ndryshim politik në Prishtinë, domosdoshmërisht duhet të sjellë ndryshimin rrënjësor politik në Tiranë, në 25 prill, pasi prosperiteti i Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën, nuk mund të realizohet me qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama. Prof. Bytyçi thotë se modeli i qeverisjes në Tiranë është i pështirë. Prof. Bytyçi argumenton se nuk mund të ketë sukses bashkëpunimi Rama-Kurti-Osmani, sa kohë, Rama është i angazhuar për të realizuar projektet e Serbisë në Ballkan dhe në hapësirat shqiptare në Rajon.  

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al : 

– Prof. Bytyçi, pse elektorati kosovar i dha votbesimin e madh aleances Kurti- Osmani?

– Kosova voti të dielën e shkuar ndryshimin. E zhgënjyer nga premtimet e shumta të pambajtura, e vendosur për t’i dhënë fund kulturës korruptive të qeverisjes, e mallëzuar për të parë realizimin e shtetësisë në një demokraci të mirëfilltë, Kosova dhe qytetarët e saj votuan masivisht Vetëvendosjen dhe Listën e Vjosa Osmanit, si e vetmja shpresë e ndrysimit të madh në këtë vend. Vota plebishitare e së dielës për opozitën ishte refuzimi i një qeverisjeje të intrigave, komploteve e kalkulimeve politike, e cila domosdo prodhon korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, sidomos atë ekonomik. Qytetarëve të Kosovës nuk u mbetej tjetër armë për ta ndryshuar qeverisjen, përveç votës. Dhe këtë armë ata e përdorën me guxim e mjeshtri, me qëllim që t’i jepet vendi shansi për zhvillim e përparim.  U dënua lidershipi i vjetër, përgjegjës për qeverisjen. U dënuan dy partitë më të mëdha të 20 viteve të fundit, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike, sepse ato të dyja u panë si përgjegjëse të dështimeve ekonomike, të dështimeve në integrim dhe në jetësimin e plotë të shtetësisë.  Ndërkaq, iu dha shansi LVV+V, të cilat u shfaqën si subjekte politike që mund ta bëjnë ndryshimin. E rëndësishme është që qytetarët e Kosovës të mos zhgënjehen. Që ata dhjetra mijë shqiptarë në mërgim të mos dëshprohen për sakrificën që bënë me votimin e drejtpërdrejtë ose me postë. Që rinia të ruajë shpresën dhe ta gjejë veten në shtetin e Kosovës për të kontriibuar për veten dhe vendin e saj. Por kjo kërkon që sidomos Lëvizja Vetëvendosje të flakë tej çdo kompleks ideologjik dhe t’i drejtohet parimeve të demokracisë për qeverisjen. Vjosa Osmani krijon një balancë të caktuar në këtë drejtim.

“Shembulli i Kosovës është një shembull i lartë. Rrallë ndodh që një popull të ndërgjegjësohet në atë shkallë sa me një kulturë të spikatur politike të ndëshkojë fajtorët që dëmtojnë qeverisjen institucionet, shtetësinë dhe ia vështirësojnë tetën qytetarit deri në ekstrem”

– Elektorati kë dhe pse dënoi me votë?

– Elektorati dënoi dy partitë që kanë qeveris në 13 vitet e fundit, Lidhjen Demokratike dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Lidhja Demokratike dështoi, sepse lideri i saj e shpalli veten si “patriark” të partisë, ndërkohë, që pas shpine me Hashim Thaçin I thuri asaj intriga të panumërta. Partia Demokratike dështoi dhe u ndëshkua me votë, sepse solli kulturën e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizuar në qeverisje. I pa këto si instrumente për mbajtjen e pushtetit. Shembulli i Kosovës është një shembull i lartë. Rrallë ndodh që një popull të ndërgjegjësohet në atë shkallë sa me një kulturë të spikatur politike të ndëshkojë fajtorët që dëmtojnë qeverisjen, institucionet, shtetësinë dhe ia vështirësojnë tetën qytetarit deri në ekstrem. Kosova është modeli i kësaj kulture të lartë politike. Ajo nuk ka reaguar me protesta. Edhe kur pa protestuar, ato janë adresuar për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të saj. Ndërsa keqqeverisjen e ka ndëshkuar gjithnjë me votë. Kësaj radhe me vote e referendum.

– Zgjedhjet në Kosovë, çfarë leksioni i dhanë Shqipërisë, ku asnjë parti politike, asnjë kandidat për deputet nuk ka asnjë ankimim për procesin zgjedhor, ndërsa tek ne, në fushatën parazgjedhore kemi paralajmërime nga ndërkombëtarët për moskandidimin e personave të inkriminuar, vendime të KQZ që cenojnë standarte zgjedhore, qeveria vë asetet shtetërore për fushatë elektorale partiake, etj?

– Jo vetëm për Shqipërinë, por Kosova është bërë model edhe për rajonin sa i përket organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve elektorale. Në Kosovë nuk ndodhin incidente gjatë procesit të votimit. Në Kosovë nuk ndodh që fushata të shndërrohet në një model batutash, akuzash dhe fyerjesh midis politikanëve, siç ndodh rëndom e çdo ditë në Shqipëri. Ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë mbledh ekspertët, bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij për të hulumtuar metodat, mënyrat dhe mjetet e manipulimit të procesit zgjedhor, në Kosovë nuk guxon asnjë subjekt politik me ose pa pushtet ta bëjë këtë. Ndërsa Edi Rama aktualisht ndërton strategjinë e mashtrimit me qëllim të përfitimit të votave, në Kosovë nuk ka mundur ta bëjë këtë asnjë kryeministër, përfshirë dhe mikun e zotit Rama, ish-kryeministrin dhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Ndërsa Edi Rama dhe Rilindja studiojnë në Tiranë se cilat shtresa janë vunerabël e mund të blihen me para për votën e tyre, në Prishtinë as që mendohet një akt i tillë. Edi Rama mbledh në Tiranë në formë takimi, dreke ose mbremje pune e forma të tjera oligarkët për t’u ngarkuar patronazhin e zonave të caktuara për blerjen ee financimin e zgjedhjeve. Por kjo nuk ndodh në Prishtinë. Edi Rama u ngarkon këtu në Tiranë detyra kompanive të sipërmarrësve për të finacuar mediet pro qeverisë, por kjo nuk ndodh në Prishtinë. Pra kemi një ndryshim radikal në vullnetin politik të mazhorancës në Shqipëri dhe asaj në Kosove, sa i përket raporteve me zgjedhjet elektorale dhe zgjedhësit. Shqipëria ka politikanë që me thonj e me luftë e marrin pushtetin e në të njëjtën mënyrë e mbajnë. Ndërkohë, që kemi jo pak qytetarë, të cilët joshen ose trmben nga pushteti. Kjo kulturë politike është e trashëguar nga diktatura. Por ushqeqet sipas një skeme të mirëmenduar nga vetë pushteti, qeveria, rilindja. Është e paimagjinueshme se si zhvillohet fushata elektorale në Shqipëri, e cila zgjat me muaj, ndërkohë që në Kosovë ajo zhvillohet në harkun kohor të vetëm dy javëve. Është e turpshme të ndjekësh diskursin politik fyes dhe banal në ekrane televizive në Tiranë, ndërkohë, që kjo nuk ndodh në Prishtinë. Është absurde që në Shqipëri ende të besohen mashtrimet e përsëritura për të disatën e herë dhe nga ana tjetër të etiketohet opozita si e njëjta gjë si edhe mazhoranca! Këto në Kosovë anë të ndara. Mashtrimi dhe gënjeshtra atje nuk shkojnë, përkundrazi ndëshkohen dhe dënohen. Fyerja, linçimi dhe batuta në Kosovë nuk pranohet. Kush i përdor merr goditjen e merituar. Slloganet mashtruese gjithashtu dënohen. U dënua p.sh Nisma e Limajt, pse ajo manipuloi me slloganin “Çlirimtarët”! Nuk të durojnë në Kosovë të spekullosh me veprën e dëshmorëve dhe çlirimtarëve të vërtetë për një grusht vota. Por fatkeqësisht nuk ndodh ky lloj ndëshkimi në Shqipëri. Ka prej nesh që mashtrimin e konsiderojnë zgjuarsi, shkathtësi, zotësi. Që vjedhjen dhe korrupsionin, trafiqet dhe krimin ekonomik e quajnë virtyt. I zoti është ai që me korrupsion ndërton vila. I pazoti është ai që jeton thjesht në një shtëpi me qera!  Për këto arsye them se dallimi në kulturën politike të të dy vendeve është si nata me ditën. Kjo ndodh për shkaqe historike dhe aktuale. Shkaqet historike për Kosovën janë të favorshme. Kosovarët janë mësuar me emigracionin në Perendim që nga viti 1960. Shqipëria u hap vetëm në vitin 1991. Kosovarët nuk u izoluan, nuk u shpronësuan deri te pilat, nuk u ndaluan ta besojnë zotin. Shqiptarët e Shqipërisë po. Kosova vuajti për shtetësi e demokraci, ndaj e vlerëson atë. Shqipëria vuajti dhe vuan për demokraci, por i pëlqen deri diku autoritarizmi. Në Kosovë u ndërtuan vullnetarisht institucione paralele, të cilat jetuan gati një dekadë. Në Shqipëri vullnetarisht nuk bashkohen as dy shqiptarë! Në Kosovë zgjedhjet pas çlirimit i administroi OSBE. Në Shqipëri vetëm sa i vëzhgoi dhe këto vëzhgime ishin disa herë të pasuksesshme. Pra kemi dallime të madha midis nesh.

“Në Kosovë vlerësohet shumë lojaliteti, bashkëpunimi, toleranca, sinqeriteti kur është fjala për të mbrojtur interesat e vendit e të qytetarëve. Në Shqipëri për interesin e pushtetit e të partisë ne i nxjerrim sytë njëri-tjetrit.

– Modeli Kurti- Osmani në politikë, çfarë përparësie ka me modelin “Rama”?

– Modeli Kurti-Osmani është një risi në politikbërjen në hapësirat shqiptare. Nuk e kemi parë asnjëherë një ngjizje të tillë, aq më tepër të dy subjekteve të spektreve të ndryshme. Kjo dëshmon se në Kosovë vlerësohet shumë loajliteti, bashkëpunimi, toleranca, sinqeriteti kur është fjala për të mbrojtur interesat e vendit e të qytetarëve. Në Shqipëri ndodh e kundërta. për interesin e pushtetit e të partisë ne i nxjerrim sytë njëri-tjetrit. Në momentin që je me mua e nën pushtetin tim, je i mirë. Në momentin, që ngre krye, vepron shtypja e dhunshme me intriga, shpifje, gënjeshtra, sajesa, mashtrime. Mjafton të manipulohet opinioni publik. Nuk ndodh kështu në Kosovë, edhe kur subjektet bashkëpunojnë, edhe kur ato grinden midis tyre.  Kjo ndodh, sepse në Shqipëri më shumë harxhohet energji për të ndërtuar skemat e mashtrimit me 3 dimensionale, sesa për të konkretizuar një projekt ose një kurs zhvillimi. Në Kosovë është ndryshe. Atje t’i lexojnë letrat në xhep. Të njohin edhe kur ti nuk e hap gojën. Intuita politike është në shkallë të lartë. Ne e kemi harruar intuitën. E ka zhvleftësuar këtë edhe lidershipi në qeverisje, i cili gjithnjë u adresohet kritikëve se “shpif, shpif, shpif”! Modeli i qeverisjes në Tiranën zyrtare të sotme është i pështirë, krahasuar me modelin qeverisjes në Prishtinë. Modeli Kurti-Osmani është ndoshta modeli më i arrirë në historinë e qeverisjes në territoret shqiptare në Ballkan.

– Nëse i kthehemi vizitës së Presidentes në detyrë Vjosa Osmani në Tiranë, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, në një mesazh zonja Osmani theksoi: Të bashkohen me gjeneratën e re të politikanëve të Tiranës për Çështjen Kombëtare. Kujt i adresohej ky mesazh?

– Padyshim se zonja Osmani i adresohej Lulzim Bashës dhe opozitës shqiptare. Padyshim se ndryshimi politik në Prishtinë duhet të sjellë ndryshimin rrënjësor politik në Tiranë. Kjo do të thotë se zgjedhjet e 25 prillit të kthehen në referendum për shqiptarët. Që opozita demokratike të vijë në pushtet, jo thjesht për të qeverisur, por për ta ndryshuar konceptin e qeverisjes. Për të sjellë në qeverisje modelin e ri të demokracisë liberale dhe të Shtetit të së Drejtës. Dhe kësisoj për ta integruar Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe zhvilluar ekonominë e mirëqenien e shqiptarëve. Votat për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në Kosovë janë mesazh për të gjithë shqiptarët, se prosperiteti i Shqipërisë dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën nuk mund të realizohet me qeverisjen e dështuar tetëvjeçare të Edi Ramës. Ndërkaq nuk mund të ketë sukses një bashkëpunim Rama-Kurti-Osmani, sa kohë që Edi Rama është i angazhuar për të realizuar projektet e Serbisë në Ballkan dhe në hapësirat shqiptare të rajonit tonë, sidomos në Kosovë. Edi Rama duhet të zgjedhë me kë të bashkëpunojë, me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, apo me Aleksandër Vuçiç?! Ai ka zgjedhur për tetë vite këtë të fundit. Prandaj shqiptarët nuk duhet ta tolerojnë kryeministrin aktual të Shqipërisë. Nuk duhet ta votojnë atë. Duhet ta ndëshkojnë dhe dënojnë rëndë për çdo fatkeqësi që na ka sjell me politikat e tij antishqiptare! Shqipëria duhet të japë përfundimisht shansin për një kthesë historike në zhvillimin e saj si dhe në marrëdhëniet e saj me Kosovën. Këtë mund ta bëjë vetëm duke votuar në shumicë dërmuese e pa mëdyshje opozitën e vendit.

“Ndryshimi politik në Prishtinë duhet të sjellë ndryshimin rrënjësor politik në Tiranë. Kjo do të thotë se zgjedhjet e 25 prillit të kthehen në referendum për shqiptarët. Që opozita të sjellë qeverisje modelin e ri të demokracisë liberali dhe të Shtetit të së Drejtës”

“Në Kosovë nuk ndodhin incidente gjatë procesit të votimit. Në Kosovë nuk ndodh që fushata të shndërrohet në një model batutash, akuzash dhe fyerjesh midis politikanëve, siç ndodh rëndom e çdo ditë në Shqipëri”

– Çfarë mesazhi përcolli votuesve shqiptarë në Shqipëri  për zgjedhjet e 25 prillit, vota e elektoratit kosovar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit?  

– Mesazhi që përcjellin zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë për zgjedhjet e 25 prillit janë disa:

Së pari, që fushata elektorale të zhvillohet paqësisht, pa fyerje, pa batuta fyese dhe denigruese, pa mashtrime, pa propagandë të shpifur. Pra që kjo fushatë të zhvillohet përmes një bilanci nga ana e qeverisë dhe përmes alternativës së qeverisjes nga ana e opozitës. Në Shqipëri mazhoranca nuk dëshiron të bëjë bilanc, sepse nuk ka diçka të tillë. Por shqiptarët do të dëshmonin papjekuri të thellë politike, nëse votojnë përmes logos së timonit e të tepsisë. Kjo është tallje me votën, me qeverisjen, me fatin tënd si qytetar e të vendit tënd, ku ke lerë e je rritur.

Së dyti, qytetarët duhet të mendojnë shumë për të dhënë votën e tyre. Duhet ta adresojnë atë te subjektet politike me alternativë të qartë dhe te indiividët, të cilëve u beson. Në Kosovë nuk e votuan Agim Veliun as bashkëfshatarët e tij. E pra, është ministër i Brendshëm, numri i dy i Lidhjes Demokratike. Kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri. Nuk duhen votuar drogaxhinjtë, mashtruesit, rrenacakët, të korruptuarit, pse këta dinë të bëjnë rolin e djallit. Në Kosovë djallin e dallojnë nga energjia që marrin prej tij. Nuk ka nevojë që ai të deklarohet si djallë. Por në Shqipëri kjo ndodh me vështirësi, sepse jo pak prej nesh kemi dëshirë të shkojmë pas gënjehstrës, sikur delja pas ujkut.

Së treti, mesazhi më i rëndësishëm është administrimi i drejtë i procesit zgjedhor në çdo etapë të tij, deri te numërimi i shpejtë dhe shpallja e menjëhershme e rezultatit. Kjo ndodh në Kosovë. Por në Shqipëri u vonuan rezultatet e votimeve të qershorit 2019 për pushtetin lokal disa javë. Megjithëse në këto zgjedhje mori pjesë vetëm partia në pushtet, rezultati nuk u shpall me javë. Pse? Sepse edhe në kushtet e votimit pa konkurencë sundon kultura e manipulimit. Kjo kulturë administrimi duhet të marrë fund.

Prof. Bytyçi, para disa javësh, kryeministri Rama kritikoi ish-kryeministrin Kurti. A mendoni, se do ketë sërish dritëhije në marrëdhëniet zyrtare Tiranë-Prishtinë, tashmë që Kurti u zgjodh Kryeministër me Ramën kryeministër?

– Pashë reagimin e zotit Rama për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Nëse ky reagim lexohet me vëmendje, atëherë kuptohet lehtë se kryeministri Rama është i dëshpruar nga rezultati. Asnjë shenjë nuk jep për bashkëpunim korrekt e të sinqertë. Kjo dëshmon për një rrugë qorre, pa kurrëfarë drite në marrëdhëniet midis dy vendeve. Prandaj është i domosdoshëm ndryshimi, jo thjesht rrotacioni politik në Shqipëri. Duhet kuptuar se iku koha e Edi Ramës. Ashtu si Kosova j jep fund tranzicionit me zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe Shqipëria duhet t’i japë fund tranzicionit me largimin e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë mbledh ekspertët, bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij për të hulumtuar metodat, mënyrat dhe mjetet e manipulimit të proçesit zgjedhor, në Kosovë nuk guxon asnjë subjekt politik me ose pa pushtet ta bëjë këtë”

– Kur ra qeveria “Kurti” shumë analistë pohuan se SHBA dhe BE e “rrëzuan” Albin Kurtin si të padëshiruar, për politikën  dhe diplomacinë ndërkombëtare, që shpalosi si kryeministër. Elektorati kosovar nuk u ndikua nga këto opinione.Pse në Shqipëri kultivohet opinioni se duhet të kemi në qeverisje, atë forcë politike që gëzon mirëbesimin e SHBA dhe BE, pavarësisht se çfarë mendojnë vetë votuesit shqiptarë?

– Sepse jemi shumë inferiorë. Sepse nuk kemi besim te vetja jonë, te njerëzit tanë që sjellim ose kemi në qeverisje. Sepse jemi mësuar që problemet tona të na i zgjidhë Amerika ose Bashkimi Europian. Gjë që shumë rrallë ndodh në fakt. Ndërsa Albin Kurtin e rrëzuan kurthet e Hashim Thaçit e të Isa Mustafës. Askush tjetër. As amerikanët, as europianët. Nëse nuk do angazhohej Hashimi dhe Isa bashkë për ta rrëzuar Albin Kurtin, nuk do të kishte të dielën e shkuar zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të zhvilloheshin këto zgjedhje në formën e një referendumi.  Diplomacia amerikane dhe europiane punon me ata politikanë që zgjedhin qytetarët. Kjo aksiomë nuk ndryshon as në vetë këto vende, Askush nuk mund ta imponojë vullnetin e qytetarëve në SHBA, Gjermani a gjetkë. Kësisoj ata e dinë se edhe në Kosovë e vende tjera demokratike nmund të ndodhë ndryshe. Prandaj Perendimi, SHBA-të dhe BE, ndërtojnë skemën për të punuar me ata që përfaqësojnë vullnetin e sovranit. Në rastin e Albin Kurtit dhe Vjosa osmanit në Kosovë ata janë të detyruar të kenë partnerë dy politikanë të pakapur. Dhe SHBA e Europa do të punojnë siç punohet mempolitikanët e pakapur. Ndryshe punonin me Hashim Thaçin e Edi Ramën, me të cilin sot nuk punon askush nga ndërkombëtarët!

-Faleminderit!