Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Xhelal Mziu: Dibra e bllokuar nga bora, Xhaçka drekon me aktorët e vjedhjes së votave të 2016 e 2017

213
Sigal

Pas reshjeve të dendura të dëborës ditët e fundit, qyteti i Dibrës është bllokuar komplet. Me anë të një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, drejtuesi politik i Qarkut Dibër, për PD-në, Xhelal Mziu akuzon ministren Olta Xhaccka se nuk po bën asnjë ndërhyje për qytetarët e Dibrës.

“Dibra e bllokuar nga bora Xhaçka drekon me aktorët e vjedhjes së votave të 2016 e 2017. Kryetari i emëruar vjen sot (pas 5 ditësh) nga Tirana dhe “izolohet” me Xhaçkën dhe “banditët e bandës 184” duke u marrë me fushatë. Kur e gjithë Dibra është nën pushtetin e borës. Kur shumica e fshatrave janë të bllokuar. Ku mijëra familje janë pa rrugë, pa energji dhe pa bukë.”, – shprehet Mziu në reagimin e tij.

 

Reagimi i tij i plotë:

Dibra e bllokuar nga bora Xhaçka drekon me aktorët e vjedhjes së votave të 2016 e 2017 !
Kryetari i emëruar vjen sot (pas 5 ditësh) nga Tirana dhe “izolohet” me Xhaçkën dhe “banditët e bandës 184” duke u marrë me fushatë!
Kur e gjithë Dibra është nën pushtetin e borës…!
Kur shumica e fshatrave janë të bllokuar…!
Ku mijëra familje janë pa rrugë, pa energji dhe pa bukë..!
Kur në fshatrat më të afërta nuk shkon fadroma dhe banorët mundohen të hapin rrugët me lopata…!
Kur mashtrohet se rrugët janë hapur dhe njerëzit humbin jetën pa mundur të marrin, shërbimin mjekësor…!
Kryetari “i pazgjedhur” nuk është në krye të detyrës, për tu ardhur në ndihmë njerësve të izoluar, por “ngujohet” në lokal bashkë me Ministren Xhaçka duke thurur plane si të vjedhin zgjedhjet e rradhës me “bandën 184 të drejtorëve hajdutë !
Dita e llogaridhënies po vjen, Rama dhe sëra e tij do të humbin, Shqipëria dhe shqiptaret do të fitojnë!
#RamaHumb
#ShqipëriaFiton