Radhima përfshihet nga flakët, qytetarët thirrje për ndihmë urgjente

Pak minuta më parë  kanë mbërritur disa denoncime nga qytetarë, të cilët raportojnë për një zjarr të përmasave të dukshme në zonën bregdetare të Radhimës, pranë disa lokaleve buzë detit.

Në një video të siguruar, shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi në zonën përreth. Në sfond dëgjohet një qytetar që thërret:

Sigal

“Thirrni ambulancën! Thirrni zjarrfikësen!”

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Paniku në zonë është i dukshëm dhe situata paraqitet e tensionuar, ndërsa pushues dhe qytetarë janë të shqetësuar për sigurinë.

I bëjmë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë!

Forcat zjarrfikëse dhe ambulanca duhet të jenë urgjentisht në terren për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e njerëzve.