Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e ‘Shkallën e Tujanit’, ku dy makina janë përplasur dhe një i ri ka humbur jetën.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55 minuta dhe si pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur ‘Shkalla e Tujanit’ automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.