Bashkëpunëtori i Guardiolës rrëfen sekretin e spanjollit: Serie A është në planet e tij

261
Sigal

Pep Guardiola është ëndrra e madhe e shumë klubeve të Europës, që shohin te tekniku spanjoll njeriun e duhur për të kryer një hap të madh cilësor dhe për t’u shndërruar në një skuadër kompetitive. Pavarësisht faturës së kripur financiare të tij dhe merkatos së detajuar që ai kërkon, Guardiola është përfolur gjatë për një kalim në Serie A, ku verën e shkuar u aludua shumë për skuadrën e Juventusit.

Manuel Estarte, bashkëpunëtori i Guardiolës te Mançester Sitit dhe miku i tij i madh, ka folur për “Secolo XIX”. “Mund të them që Pep e dashuron Italinë dhe ka ruajtur mjaft miqësësi. Ideja e tij për të trajnuar kur e nisi këtë punë, ishte të drejtonte në katërt kampionatet e mëdhenj, Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali. Nuk e di a do të vijë në Itali, por përse të mos vijë? Serie A është në planet e tij”.