Suplementi Pena Shqiptare/ Qiriako Meniko një “Luver shëtitës”

E quaj fat të jetës time që në vijushmërinë e shkollimit tim,kam patur mësues të konsoliduar si në formimin profesional,por më kryesorin ,kompaktësi qytetare.

Edukimi jonë fillon me 8 vjeçaren ku spikat mësuesi Fatmir Mezini për vlerat e larta.

Sigal

Në Liceun Artistik mësues  Petrit Papa dhe shumë mësues të tjerë.

Por gjithë këto vlera të udhëtimit tonë edukativo-profesional ,kurorëzohen dhe konsolidohen nga pedagogët e Universitetit të Lartë të Arteve ,të cilëve u shprehim mirënjohje.

Por sot mirënjohjen dedikuese do ta shpreh për profesor Qirjako Meniko që na ka dhënë historinë e Artit Botëror.

Ora e tij e mësimit vetëm na xixëllonte ëndërrat,na lartësonte kreativitetin,thjesht orë drite inkurajuese.

Profesor Meniko në mësimdhënie  jepte 100% të  energjisë mendore dhe fizike të tij.

Ora e mësimit me profesor Menikon bëhej edhe konkrete me krijmtaritë akademike,por sidomos nëpër praktikat mujore që realizonim cdo vit ,nëpër Shqipëri.

Duke vizatuar Gjirokastrën e bekuar,Mangalemin magjik të Beratit,Himarën dhe Butrintin fantastik ,ku na surgjeronte cdo pikë të vizatonim në tre momente.

Mëngjesin ,lindjen e diellit,Dreka me diellin kërcënues dhe Perëndimi.

Këtu qëndronte ballafaqimi teori praktikë,”Eduart Mone” në teori dhe në praktikë.

Do përdorja shprehjen e një mjeshtri Italian:në Shqipëri ka shumë artistë  të mirë,por mes tyre dallojnë edhe shume mjeshtra e një ndër ta është Qirjako Meniko.

Shpesh kur takoheshim me profesorin,bisedat  me njëri tjetrin ishin brilante dhe i thoshja :

Takova” Luvrin Shëtitës”

Ne studentët e viteve 1982 – 1986 magjinë e Luvrit na e solli i Madhi Meniko.

Respekte për jetë

Flamur Kalemi skulptor qeramike,student i viteve 1982 – 1986