Ditmar Bicaj: Shorti është normal, nuk na vuri përballë skuadra “Big”

INTERVISTA/ U përcaktuan përballjet në Europë për sezonin e ri, specialisti Ditmar Bicaj i konsideron të lehta

Agron KAJA

Agron Kaja

U hodh shorti dje për Ligën e Kampioneve dhe Konferencë Ligë. Si i parashikoni katër skuadrat shqiptare?

Sigal

Shortet duken shumë të lehta për skuadrat tona, sepse nuk janë emra “Big” dhe mendoj se të gjitha mund të kalojnë në turin e dytë. Po kështu edhe Egnatia në Ligën e Kampioneve, ku rrogozhinasit duhet të bëjnë diferencë me këtë kundërshtar.

Cilat nga skuadrat tona mendoni se do e kalojnë turin e parë eliminator?

Unë e përmënda më sipër se pres që të gjitha skuadrat tona ta kalojnë turin e parë, dhe i kanë mundësitë. Vllaznia ndeshjet me një ekip që vjen nga kategori inferiore, ndërsa Partizani ka një kundërshtar të lehtë në letër, por Partizani të bëjë kompletimin në merkato sa më shpejt për t’u kolauduar.

Ndeshjet e raundit të parë do luhen në 10 dhe 17 korrik. Çfarë mund të bëjnë skuadrat tona deri në këto data?

Nuk është se tani skuadrat kanë shumë nevojë për ngarkesë fizike, sepse atyre më shumë u duhet stërvitje tekniko-teknike. Ato duhet të luajnë disa ndeshje miqësore, që futbollistët të luajnë lirshëm dhe pa ngarkesa psikologjike.

Skuadrat e Superiores që kanë hyrë në hapësirën përgatitore dhe atë të merkatos, çfarë veçohet më shumë?

Është ende herët për të folur, sepse pjesa më e madhe e skuadrave nuk kanë nisur përgatitjet e tyre. Duhet të presim, ndoshta nga fundi i muajit qershor do shohim më shumë punë konkrete. Gjithsesi, edhe lëvizjet në merkato punë janë.

Do jetë sezoni i ri më i “nxehtë” nga ai që u mbyll me skemën “Final 4”?

Skema “Final 4”, të bën që vrrullin e kampionatit ta ulësh, sepse ekipet e ulin ngarkesën në muajin maj. Kjo unë mendoj se ndikon në ritmin e garës. Ndërsa uroj që Flmaurtari me Vorën të jenë në Europë, së bashku me AF Elbasanin.

Mendoni se ka mbetur ende pak atmosferë për dy ndeshjet e Kombëtares sonë në kualifikueset e “Botërori 2026”?

Mendoj se për Kombëtaren sot nuk ka mbetur ndonjë atmosferë e veçantë. Sepse barazimi me Letoninë nga solli mërzitje dhe zhgënjim, e kështu që me 2 pikë në dy ndeshje nuk morri maksimumin. Rrugën e kualifikimit e ka të vështirë.

Për Ditmar Bicajn si trajner, cilat janë pritshmëritë për sezonin e ri, në cilën kategori do t’u shohim?

Unë jam në bisedime me dy ekipe dhe kërkoj sfidë më të vështirë. Kam dy oferta edhe në Abissnet Superiore, por ende gjithçka për vazhdimësinë time për sezonin e ri është e pavendosur. E sigurtë është se do jem në një bankinë.

Dinamo është me fat, kalon direkt në turin e dytë

Skuadra e Dinamos është zyrtarisht në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ishte UEFA, që e mori vendimin, pasi Drogeda Junajtid nuk do e përfaqësojë Irlandën në Ligën e Konferencës. Pronarët e Drogedës kishin po ashtu në pronësi Silkeborg dhe këto të fundit ndërkohë do e nisin po ashtu nga turi i dytë i Ligës së Konferencës ku konsiderohen si favoritë.

Liga e Kampioneve

Datë 9 korrik 2025

Egnatia-Breidablik (Isl)

Ndeshja e kthimit

Datë 16 korrik 2025

Liga e Konferencës

Datë 10 korrik 2025

Nome Kalju(Est)- Partizani

Vllaznia-Daugavpils (Let)

Ndeshjet e kthimit

Datë 10 korrik 2025

Shënim: Dinamo City e

kualifikuar për turin e dytë

Vllaznia-Daugavpils (Let)

Short bujar për shkodranët me debutuesit letonezë

Vllaznia e Shkodrës e ka njohur kundërshtarin e saj, një skuadër modeste e letonisë. Shorti i turit të parë të Ligës së Konferencës ka qenë mjaft bujar me Vllazninë, pasi janë vendosur përballë një skuadre pa histori në arenën ndërkombëtare. Kështu, Vllaznia do të përballet me letonezët e BFC Daugavpils, të cilët në këtë edicion bëjnë debutimin e tyre ndërkombëtar dhe për shumë vite në kategoritë e ulëta. Por, edhe kualifikimi në Ligën e Konferencës për herë të parë në histori, erdhi pasi Daugavpils e mbylli kampionatin në vendin e pestë, ndërsa Valmiera ishte e katërta. Por përjashtimi i saj për parregullsi financiare nga kampionati letonez, ia hapi rrugën klubit, i cili luan ndeshjet e tij në stadiumin modest me 3 mijë spektatorë.

Nome Kalju(Est)- Partizani

Kundërshtari i fortë për të kuqtë, rikthehet në Europë

Shorti e ka përballur skuadrën e Partizanit me Nome Kalju të Estonisë, skuadër, e cila në kampionatin vëndas të futbollit estonez “Meistriliiga”, renditet në vëndin e 3-të pas 16 javëve të luajtura, ndërsa në Europë rikthehet pas pesë sezoneve. Për Partizanin, kjo përballje vjen kur vëndasit janë në kampionat, dhe ky duket si avantazh për estonezët, ndërkohë që vetë Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli dhe Karlos Martínez janë tri afrimet e para që kanë nisur punën me grupin. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për Partizanin, më 10 korrik në stadiumin “Pidu Tänav 11” që ndodhet në kryeqytetin Talin dhe ka një kapacitet të vogël prej 650 vënde të ulura. Në anën tjetër, sfida e kthimit do të zhvillohet në Shqipëri, më 17 korrik, por që ende mbetet për t’u përcaktuar.