Me një lojtar më pak, Tirana eleminon Flamurtarin. Këto janë 8 skuadrat që vijojnë ‘luftën’ për Kupën e Shqipërisë

Janë luajtur ndeshjet e kthimit të fazës 1/8 të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, ndërsa janë përcaktuar edhe 8 skuadrat që do të vijojnë “luftën” për këtë trofe.

Ndeshjet janë luajtur në dy grupe atë A dhe B. ku nga grupi A u kualifikuan me lehtësi Partizani, Skënderbeu dhe Luftëtari, ndërsa me mjaft vështirësi Kamza eliminoi Vllazninë.

NOA

Nga ana tjetër në Grupin B, Tirana arrin të kualifikohet ndaj Flamurtarit, ndonëse humbu me rezultatin 1-0 dhe kishte një lojtar më pak që nga minuta e 17′-të, kur Halili lë fushën e lojës pas mori karton të kuq. Po ashtu edhe Laçi me Bylisin dhe Kukësi me Apoloninë u kualifikuan me vështirësi, ndërsa Teuta e pati si “shëtitje”.

Rezultatet:

Grupi A

Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)

Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)

Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)

Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)

Grupi B

Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)

Laçi-Bylis 3-0 (0-2)

Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)

Flamurtari-Tirana 1-0 (0-2)