Prof. Dr. Ago Nezha: Prefektura e Tiranës 100 vjet jetë dhe aktivitet

Një prezantim i shkurtër

Prefektura e Tiranës kremtoi 100 vjetorin e krijimit të saj, në mjediset e Prefekturës me pjesëmarrjen ish prefektëve,  deputet,akademik,përfaqësues të artit dhe shkencës, medies,dhe institucioneve qëndrore. Morën pjesë përfaqsëues të trupit diplomatic të akredituar në Tiranë, përfaqësues të besimeve fetare, si dhe akademik e intelektual të shquar nga Kosova, Presheva dhe Maqedonia e Veriut. Prefekti i Tiranës z. Shkëlqim Hajdari mbjti fjalën e rastit që përshëndeti të pranishmit dhe dha një rezyme si ka funksionuar Prefektura në këto 100 vjet, e qeverisur në drejtim nga 30 prefekt, prej të cilëve 25 meshkuj dhe 5 femra, ku prefekti i parë ka qënë Qamil Pepa, i emruar në 24 Qershor të vitit 1926. Në këtë ngjarje të rëndësishme për kryeqytetin e vendit mori pjesë dhe Preidenti i Republikës, profesor dr. Bajram Begaj, i cili përshëndeti të pranishmitdhe shprehu opinionin e tij për protestën qytetare që ka pushtuar sheshet e kryqytetit për katër javë. U bënë dhe disa përshëndetje të tjera,përcaktuar në axhendën e festës nga prefekti Shkëlqim Hajdari. Ruzhdi Keçi, përshëndeti në emër të ish prefektëve që kanë drejtuar Tiranën në 100 vjet. Për historikun e Prefekturës së Tiranës foli historiania, profesore Nevila Nika,ish Drejtoresh e Arkivit shtetëror.Në fund, Këshilltari I Prefektit Prof. Dr. Ago Nezha ( Mjeshtër  Madh), mbajti fjalën përmbyllëse mbi fuqizimin e rolit të Prefektiti.Prefekti i Tiranës, u ndal në mënyrë të detajuar se si ka funksionuar Prefektura e Tiranës, dhe roli i saj aktiv në jetën e kryeqytetit. Ai theksoi se roli dhe veprimtaria e këtij institucioni, ka qënë e larmishme dhe ka pësuar në vite, eventualisht, ndryshime sasiore dhe cilësore, që kanë reflektuar epoka të ndryshme social ekonomike zhvillimi. Ky institucion, për ditëlindje ka vitin 1912 si Nënprefekturë që ka funksionuar deri në vitin 1926, në  juridiksionin e Prefekturës së Durrësit. Në vitin 1926, Dhoma e Deputetëve dhe Senati, miratoi organizimin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që e përfshiu për herë të parë Qarkun e Tiranës në Departamentin e Qendrës. Kjo formë organizimi vazhdoi deri në vitin 1944, ku titullari më i lartë i administratës në shtet ishte prefekti. Administrata e një prefekture ndahej në këto nivele drejtuesish: drejtuesi i financës, i arsimit, i bujqësisë, i punëve publike, kryesekretari i prefekturës, dhe komandanti i xhandarmërisë. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, i mbledhur në Vlorë, më 10 Prill 1914, në mbështetje të aktit të 23 Korrikut të 1913, të fuqive të mëdha, hartoi kushtetutën e parë të vendit, të përbërë nga 17 kapituj kryesor.“Statuti Organik i Shqipërisë”.  Në kapitullin e gjashtë për administratën vendore, përcaktohej ndarja administrative e vendit në 7 sanxhaqe: Elbasani, Shkodra, Drini ( Dibra)  Durrësi, Berati, (ku përfshihej edhe Vlora ), Korça dhe Gjirokastra. Me këtë ndarje administrative Sanxhaku kishte rolin e prefekturës, ndërsa kreu i tij quhej mytesarif  (prefekt). Në nivel të dytë ishin kazatë ( në rolin e nënprefekturës, të drejtuara nga kajmekani ) dhe poshtë tyre në nivel të tretë, nahijet ( në rolin e komunave ). Bashkitë ishin kryeqëndra të sanxhaqeve dhe  kazave në rast të një popullsie mbi 2.500 banorë. Nga viti 1912 deri në vitin 1926, Tirana ishte nënprefekturë, nën juridiksionin e Prefekturës së Durrësit. Pas shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, marrëdhënia me Ministrinë e Punëve të Brendshme, filloi të ishte i drejtpërdrejt. Në vitin 1926, Dhoma e Deputetëve dhe Senati miratoi organizimin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që e përfshin për herë të parë Qarkun e Tiranës,në Departamentin e Qëndrës. Kjo formë organizimi vazhdoi deri në vitin 1944 dhe titullari më i lartë i administratës në shtet, ishte prefekti. Pas vitit 1944, edhe pse pa titullarët e tyre, prefekturat u ruajtën si njësi administrative deri në 1947. Nga viti 1947-1992, Nocioni administrativ “ Prefekturë “, nuk u aplikua për 45 vjet. Forma e organizimit me prefektura u rivendos përsëri në vitin 1992. Në 26 Korrik 1993, Këshilli i Ministrave nxori vendimin për ndarjen administrative dhe krijimin e 12 prefektuarave në gjithë vendin. Në vite ka pasur ndryshime për të ardhur në ditët e sotme ku veprimtaria e institucionit të Prefektit bazohet në Ligjin Nr. 107, datë 27.10.2016, “ Për prefektin e Qarkut “.Aktualisht, Prefekti i Qarkut të Tiranës ka si detyrë të përmbush detyrimet për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave, në nivel qarku. Përbërja e  Qarkut të Tiranës, ka nën juridikson: Bashkinë e Tiranës, Kavajës, Vorës, Kamëz dhe Rrogozhinë.

NOA

FUQIZIMI I ROLIT TË PREFEKTIT SI URËLIDHËSE MES PUSHTETIT QENDROR DHE  ATIJ VENDOR NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

Po të ndjekësh dinamikën e ndryshimeve të ligjit për Prefekturën nga krijimi e deri më sot,  vëren se ai ka kaluar në  një kalvar të gjatë ndryshimesh dhe ende s’ka rënë në shtratin e duhur, ligji për Prefektin e Qarkut. Koha dikton nevojën për një prefekturë sa më aktive, dinamike dhe vetëvepruese, për të përmbushur misionin që ka ky institucion. Projektligji,për ndryshimet në ligjin “ Për Prefektin e Qarkut”, synon të forcojë rolin e prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave  në nivel Qarku dhe të qartësojë më tej funksionet e tij, në kordinimin institucional. Sipas ndryshimeve të propozuara, prefekti nuk mbetet si deri më sot, vetëm në kontrollin e ligjshmërisë, por fiton një rol më aktiv në bashkërendimin e institucioneve qëndrore, me njësitë e  vetëqeverisjes vendore. Me parametrat e paraqitura, ende e kufizon funksionin kryesisht në dimensionin kordinues dhe monitorues, pa e shndërruar në një autoritet faktorial, me efiktivitet të lartë në garantimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në territor. Terminologjia e përdorur rëndomt si:“kordinon”,“bashkërendon”, “angazhohet”,etj, e sfumon autoritetin e prefektit dhe e kthen atë në një garniturë, duke zbehur kompetencat dhe vendimmarrjen që duhet të ketë prefekti për probleme kryesore, që kryejnë bashkitë në veprimtarinë e tyre. Ka shumë probleme që me specifikat e tyre, kërkojnë trajtime të veçanta, por ajo që është  më e rëndësishme, ka të bëjë me të kuptuarit esencialisht, se Prefekti ndjek veprimtaritë e pushtetit vendor dhe ushtron kontroll mbi to në zbatim të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të larta shtetërore.

Po të zbresësh në ashensorin e kompetencave që ka prefekti, vëren se ai është një faktor kyç dhe një aktor kryesor në marrdhëniet e pushtetit qëndror me atë vendor. Në këtë prezantim prekëm shkurt disa probleme thelbësore, papretenduar të ballafaqohemi me problematikat e shumta, që kërkojnë një trajtim të veçantë, që Prefekti i Qarkut të Tiranës. Z. Shkëlqim Hajdari ja ka relatuar me një shkresë të veçantë institucioneve përgjegjëse si  “ Drejtorisë së Politikave dhe Administrimit Territorial, në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nisur nga përvoja 100 vjeçare e rrugëtimit të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit shqiptar, ka nevojë që ndryshimet e pritëshme ta ngrejnë në nivelin e institucioneve të ngjashme europiane, si: “Itali, Francë, Turqi”, etj.

Në hartimin e Projekt Ligjit për Prefekturën, po të dëgjohet zëri i bazës dhe të respektohet përvoja e ndonjë qarku që ka qënë i suksesshëm, mund të arrihet në një Projekt Ligj model. Përvojat e përparuara nuk mungojnë. Ato janë gur themeli për të hartuar një ligj sa më efiçent për funksionimin e prefekturave.  Siç na mëson filozofi ynë i madh Sami Frashëri: “Në rast se ka në botë dy filozof që nuk gabojnë, njëri nga këta është eksperienca”. Si përfundim mund të themi se në këtë fazë reformimi institucional, roli i prefektit mund të forcohet jo si një autoritet paralel me ministritë, apo njësitë e vetqeverisjes vendore, por si një garant i koherencës të politikave shtetërore në territor, me rol më të fortë në planifikim, raportim, emergjenca dhe mbështetje të reformës territoriale. Kjo do të bënte që institucioni i prefektit, të ishte më funksional, më i përgjegjshëm dhe më rezultativ, për një administrim sa më bashkëkohor,në territorin e Republikës së Shqipërisë.