Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, zbulohet emri i djalit të porsalindur

Princ Leka është bërë baba për herë të dytë. Princi dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali.

Vogëlushi ka lindur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 dhe është pagëzuar me emrin Aleksandër. Në mars të këtij viti, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni private.

NOA

Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, Princ Leka bëri publike lidhjen e tij me Blerta Celibashin rreth 1 vit më parë.

Princ Leka ka një vajzë, Geraldinën nga martesa e tij e parë.