Liga Unike/ Tirana nuk ia del, dorëzohet në çerekfinale ndaj Yllit të Kosovës

11
Sigal

Përveç Trepçës, Ylli i Kosovës është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Final 8 Ligës Unike në basketboll.

Ish-kampionët e kësaj gare kanë mundur Tiranën me rezultat 56:92. Bardheblute e nisën mirë pasi kaluan dhe në avanatazh në periodën e parë duke e mbyllur atë 25-21.

Reagimi i ekipit dardan erdhi në tre periodat e tjera që kosovarët e fituan pa vështirësi dhe realizuan një përmbysje spektakolare, ndërsa në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 56:92.

Për yllin u veçua Alonzo Verge Jr me 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asist, ndërsa te Tirana më i miri ishte Davies me 19 pikë. Ylli në gjysmëfinale pret fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.