RTV Ora dhe Teatri/ Kryemadhi: Nuk ka rrugë tjetër, të rrëzojmë Ramën

349
Sigal

Intervistë e Kryetares kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi

Si e cilësoni vendimin për të mbyllur RTV Ora?
Nuk çuditem absolutisht fare. Ky është një nga hapat e parë që qeveria e të famshmit të kryeministrit të Facebook po bën ndaj mediave me radhë, do vazhdojë edhe te ju e te të tjerët. Mos u ccudisni, se të ju nuk ka ardhur se iu quan si televizion opozitar, por pak nga pak të njëjtën rrugë ka nisur. Ccdo televizion të cilit nuk i mbyll dot gojën ose nuk i kontrollon, apo që nuk i nënshtrohen atij, ai do ta mbylli dhe do të bëjë një veprim të tillë. Nuk më bën ccudi, sepse përderisa ka arritur qoftë me ligjet e famshme antishpifje, apo ligjin e censurës që ai e kaloi në Parlament me kukullat e tij, këto janë hapat e radhës. Tani të gjithë duhet të jemi të gatshëm për të reaguar dhe për të mos iu nënshtruar absolutisht asnjë vendimi, asnjë ligji dhe asnjë VKM-je të famshme, apo amendamenti të kësaj qeverie kriminale. Nëse dikur flisnim për mosbindje civile, këtu nuk është më fjala për mosbindje civile, por është fjala për rrëmbimin e të drejtave që Edi Rama iu ka marrë qytetarëve shqiptarë dhe uzurpimin e jetës së shqiptarëve, që në njëfarë mënyre këtu nuk ka mbetur më rrugë tjetër vetëm vetëgjyqësia dhe rrugëzgjidhja. Nuk kam asnjëlloj dileme që jo vetëm RTV Ora, por edhe të gjitha televizionet e tjera drejt asaj rruge do të shkojnë, derisa ti vendosi të gjithëve siglën ERTV që e ka me qef të madh për ta vendosur në të gjitha televizionet.
Ndaj i bëj thirrje edhe stafit të Ora Neës dhe të gjithë gazetarëve që edhe nëse nuk janë gazetarë në Ora të bashkohen për të sensibilizuar apo të dëgjojmë një fjalë nga të gjithë ata tellallët e fjalës së lirë apo edhe të demokracisë që kanë aspiruar, që na kanë predikuar përgjatë gjithë kësaj kohe, të thonë dhe të bëjnë një deklaratë të tillë. Por ka një gjë tjetër. Gjëja tjetër kush është? Do të dëshiroja shumë që të gjobitej dhe të pezullohej aktiviteti i Policisë së Shtetit, sepse në një fugon policie shikojmë që ka mbi 10 policë. Në një portal pamë sesi në një sallë Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme bënte mbledhje. Sesi Edi Rama në një takim me ata të hipotekave po prapë pa asnjë lloj distance kishte të njëjtën gjë. Por unë jam shumë kurioze a do të mbyllë aktivitetin e qendrave tregtare. Drejtojini kamerat tuaja në qendrat tregtare dhe do të shikoni si njerëzit janë si sardele, nëpër dyqane, që hyjnë bëjnë xhiro, freskohen në ajrin e kondicionuar, sepse ka qenë dhe shumë vapë këto kohët e fundit. Dhe do të shikoni sesi 2 standardi i Edi Ramës është prezent në jetën e çdo shqiptari. Ashtu siç është prezent në jetën e çdo shqiptari, që merr paratë e tyre dhe i fut në xhepin e tij, ashtu siç është prezent në jetën e çdo studenti shqiptar, ashtu siç është prezent në jetën e çdo pensionisti shqiptar, ashtu do të bëhet prezent në jetën e mediave dhe gazetarëve. Prandaj nuk kam asnjë lloj dileme dhe asnjë lloj dyshimi, por ka vetëm një rrugë zgjidhje, ta rrëzojmë, nuk ka rrugëzgjidhje tjetër. T’i bëjmë qëndresë këtij virusi të tmerrshëm që nuk ka emër tjetër, veçse Edi Rama.
Flasim për një nga qëndresat më të gjata të cilat janë regjistruar në vendin tonë, është ajo për Teatrin Kombëtar, që prej 8 shkurtit të vitit 2018. Ka pasur disa reagime kombëtare dhe ndërkombëtare për sa i përket vendimit i cili u publikua mbrëmjen e djeshme dhe ka të bëjë me Këshillin Bashkiak të Tiranës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ju personalisht keni pasur disa reagime përgjatë 24 orëshit të fundit. Gjithashtu keni folur për gjak në mbrojtje të godinës.
Çfarë nënkupton kjo deklaratë?
Është shumë e thjeshtë, jam aty.
Si mbrohet godina e Teatrit Kombëtar?
Godina e Teatrit Kombëtar është e mbrojtur me ligj. Këtu nuk po flasim për të mbrojtur godinën e Teatrit, sepse ajo është godinë e popullit shqiptar, është pronë publike, e para. E dyta, këtu kemi një grup hajdutësh që duan të rrëmbejnë një pronë publike. Në raste të tilla unë do të bëja pyetjen, nëse një hajdut do të vinte në shtëpinë tuaj çfarë do të bënit ju? Do ta godisnit? Do ta denonconit në polici? Por ka vetëm një problem, në rastin tonë mungon policia, mungon gjykata, mungon prokuroria, mungon shteti. Në rastin tonë hajduti kush është? Hajduti është shteti. Hajduti është policia. Hajduti është prokuroria, hajduti është gjykata, në rastin tonë kjo është, atëherë është mbrojtje. Ajo që dua unë të theksoj dhe që them se është shumë e thjeshtë, po themi, këtu dilema nuk ka më, Edi Rama mund ta shkatërrojë edhe me një dron Teatrin Kombëtar dhe ne që jemi atje. Tani teknologjia, që të jemi të sinqertë është goxha e zhvilluar por, ne jemi aty. Duke qenë në aty, nëse Z. Rama ka dëshirë të mbajë… sepse ndërgjegje nuk ka ai, nuk i bën përshtypje ndërgjegja. Nëse ai do të përballojë atë çfarë do të vijë pas… e kam thënë edhe më parë dhe e përsëris, nësë në atë shesh do të ketë një pikë gjaku, nëse ai ka ndërmend ta përballojë dhe të jetë përgjegjës për atë çfarë do të ndodhë aty, është shumë e thjeshtë. Po e bëj të qartë, meqënëse shumë veta janë munduar ta artikulojnë, ajo që dua të theksoj është që, protesta e teatrit ka qenë një nga protestat më paqësore dhe një nga rezistencat më paqësore. Mos t’i shkojë në mendje të dërgojë as civila edhe as të veshur sepse absolutisht asnjë njeri aty nuk do të bëjë asgjë tjetër, vetëm do të qëndrojë që të mos lejojë që ai të vijë dhe të sjellë fadromën. Nëse ai do të sjellë fadromat, përballë fadromave të Edi Ramës do të jetë vetëm një njeri, sipas dezhurnit që ka, do të jetë ose Monika Kryemadhi, ose Lulzim Basha, ose dikush tjetër. Pra, jemi ne nuk do të ketë popull. Nuk do të ketë qytetarë të thjeshtë, nuk do të ketë mijra njerëz. Do të jenë njerëzit publik, artistët, përballë fadromave të Edi Ramës. Nuk do të ketë njerëz. Do të ketë shumë pak. Figura publike, të cilat do të qëndrojnë përballë fadromave të Edi Ramës. Dhe ai po të dojë le të na shtypi me noçkën e fadrovës sepse kjo noçkë pastaj do ti hy atje ku ai e ka me qejf shumë.
Z.Basha ka qenë mbremjen e kaluar tek teatri kombëtar. Ju do të shkoni sot?
Sot jam unë dezhurnë gjatë gjithë natës. Pra mbas iftarit të besimtarëve myslyman, deri ditën e nesërme në mëngjes që vijnë qytetarët për mbrojtjen e teatrit.
Z.Basha dhe persona të tjerë janë gjobitur ditën e djeshme. A i trëmbeni këtij fakti?
Unë nuk i njoh as gjobat dhe as vendimet e këtij shteti. Nuk i njoh fare sepse të gjitha janë të pa ligjshme. Cili laborator e ka analizuar corona virusin në Tiranë që ekziston? Sa testime ka bërë z. Rama për corona virusin? Kush janë ekspertët që janë të aftë për ta përballuar këtë? Këtu eksperti më i madh i epidemisë ka qenë Edi Rama që është mësues vizatimi, kështu që nuk ka asnjë lloj license apo çertifikate apo diplomë që të vërtetojë që corona virusi është prezent në Shqipëri. Për sa i përket pandemisë që e ka shpallur OBSH-ja po ju a them dhe juve një herë, mund të kërkoni në një shtet të Afrikës, është laburatori i OBSH-ës ku qeveria përkatëse i çoi një rast për ta testuar nëse ishte me corona virus dhe i çuan gjakun e një majmuni dhe lëngun e ananasit dhe OBSH-ja i tha se ishte me corona virus. Kështu që të jemi të sinqertë dhe të bindur…