“Mbyllja e Ora News”/ Vokshi: Sulltan Rama, një sundimtar uzurpator pushteti kundër medias së lirë

273
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi pas kërcënimit me mbyllje të televizionit të njohur Ora News nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe vendimit të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor.

“Në mëngjes gjobë, në dreke kërcënimi me mbyllje. Rama kërcënon Ora News me shkresa me plot gafa, duke dëshmuar se qëndron në krye të të gjithë urdhrave absurdë në këtë kohë pandemie. Nuk flasin specialistët, por Sulltan Rama! Nëse nuk reagohet sot, nesër ështê tepër vonë. Dëmet në shoqëri, ekonomi po më së shumti në demokraci mund të jenë të pariparueshme”, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë i Vokshit

Në mëngjes gjobë, në dreke kërcënimi me mbyllje.
Rama kërcënon Ora News me shkresa me plot gafa, duke dëshmuar se qëndron në krye të të gjithë urdhrave absurdë në këtë kohë pandemie.
Nuk flasin specialistët, por Sulltan Rama!

I ka ikur truri. Nuk llogjikon më!

Në përpjekje për të shuar çdo zë kritik ndaj abuzimeve të panumërta të Kryeministrit dhe kabinetit të tij, Rama bëhet polici dhe gjykatësi i medias.

Sot në Shqipëri:
Nuk ka media të lirë!
Nuk ka fjalë të lirë!
Nuk ka Gjykatë Kushtetuese!
Nuk ka prokurori të pavarur!
Nuk ka pushtet lokal!
Nuk ka as Qeveri!
Nuk ka votë të lirë!

Sot, në Shqipëri ka vetëm një sundimtar uzurpator të cdo pushteti që dhunshëm po shkel cdo liri e të drejtë të shqiptarëve.

Pandeminë e shfrytëzoi për të vjedhur i qetë me dhe për llogari te 4-5 oligarkëve me kontrata sekrete, koncesione e PPP.

Kush bën transparencë, kush informon publikun për situatën reale përndiqet, gjobitet, dënohet, ndëshkohet, arrestohet. Nuk kursehet asnjë mjet.
Sot, Shqipëria nuk është më demokratike. Kryeministri po realizon pushtetin diktatorial me rregullat e virusit.

Liria e medias është kushti 15 për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Por me Ramën, cdo ditë që kalon, na con më larg Europës.

Nëse nuk reagohet sot, nesër ështê tepër vonë. Dëmet në shoqëri, ekonomi po më së shumti në demokraci mund të jenë të pariparueshme.

#ProtestoPërtëDrejtat
#MbroShtypineLirë
#MbroFjalënELirë