Diçka e pabesueshme po ndodh në Bukuresht, në harkun e 7 minutave, me një penallti të humbur dhe dy gola të francezëve.
Në minutën e 52-të Zuber fitoi një penallti pas një faulli të Pavard brenda zonës. Nga pika e bardhë shkon Rodriguez, i cili ndalet nga një pritje fantastike e Lloris.
4 minuta më vonë, Karim Benzema gjeti golin e barazimit kundër zviceranëve, duke marrë një top nga Mbappe dhe më pas e dërgoi në rrjetë. Ndërkohë që pak sekonda më vonë, sulmuesi i Realit do të realizonte sërish me kokë.




















