Dhunohet lypësja në Tiranë, ja kush e ka rrahur

186
Sigal

Një lypëse është dhunuar sot në Tiranë dhe policia shprehet se dhuna ka ardhur nga bashkëshorti i saj.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, 40-vjeçarin S.M, i cili për motive të dobëta ka rrahur gruan.

Gruaja e komunitetit rom ka marrë plagë dhe është dashur që të mbërrijë ambulance, që ta çojë në spital. Kurse, 40-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.