Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar, kapen në flagrancë dhe 4 të tjerë

297
Sigal

Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është kapur nga policia.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vjedhje dhe drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkohë 4 të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit: E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.06.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I.

Y. T., 63 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Rrashbull-Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

A. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.