Pasdite reshje shiu, moti për çdo qytet

315
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell.

Duke nisur nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Në relievet kodrinore-malore reshjet do të jenë në formën e stuhive, rrebesheve shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut 1 deri 15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET  Temperaturat në °C

Shkodër 14/28 Diell shi

Kukës 12/28 Diell shi

Lezhë 13/29 Diell shi

Dibër 10/24 Diell shi

Durrës 16/28 Diell shi

Tiranë 17/32 Diell shi

Elbasan 16/30 Diell shi

Berat 14/30 Diell shi

Vlorë 18/28 Diell shi
Korçë 11/24 Diell shi

Gjirokastër 13/28 Diell shi

Sarandë 16/28 Diell shi.