Neymar mund t’i kushtojë 222 mln Euro Barcelonës

494
Sa i ka kushtuar në të vërtetë blerja e Neymar Barcelonës? Pikërisht këtë po përpiqen të gjejnë hetuesit që kanë cuar para gjyqit ish presidentët Bartomeu dhe Rosell me akuzën e mashtrimit fiskal. Një gjysmë përgjigje ndërkohë vjen nga Joan Oliver, i cili është i destinuar të bëhet Drejtori i ri i Përgjithshëm i blaugranave në rast se Joan Laporta fiton zgjedhjet presidenciale të 18 Korrikut dhe shifra që ai përmend është vërtet e frikshme.
“Besoj se kur shikohet perspektiva financiare e viteve të ardhshëm, ka një pikëpyetje të madhe për t’u zgjidhur: Cili do të jetë cmimi përfundimtar i Neymar? – pyeti njeriu i besuar i Laportas duke e dhënë vete përgjigjen, – Deri më tani kostoja ka shkuar në 100 milionë Euro, por duke parë procedimin gjyqësor cmimi mund të shtohet edhe me 122 milionë Euro të tjera për shkak të përgjegjësive të drejtuesve të Barcës në procesin gjyqësor. Neymar mund të na kushtojë deri në 222 milionë Euro”. 

Kjo e Oliver, është një akuzë jo dhe aq indirekte që bëhet në adresë të drejtuesve aktualë e më konkretisht Bartomeut, që përfaqëson pengesën kryesore për rikthimin e Laportës në postin e presidentit të klubit blaugrana. Në rast se fiton Laporta do t’i japë Oliver detyrën për të cuar përpara projektin e tij ekonomik. Objektivi është që të rrisë arkëtimet e klubit me më shumë se 45% në 5 vjet, edhe pse duket e pamundur që të përsëritet rritja e epokës së parë Laporta kur të ardhurat e Barcës u trefishuan.
Sigal