10 mln euro pagë në sezon, Xavin e ndjek paraja. Fiton edhe lotarinë në Katar

507
Xavi Hernandez prej shumë vitesh është pjesë e të pasurve të botës pasi për mesfushorin paratë nuk kanë munguar që nga koha kur ai ishte pjesë e Barcelonës. Një nga më të mirët e brezit të tij, tashmë 37-vjeç, prej dy sezonesh spanjolli luan në Katar me skuadrën e Al-Sad ku paguhet 10 mln euro në vit.
Por pavarësisht të gjithave këtyre, Xavi-n së fundmi duket sikur e ndjekin paratë. Të ardhurat e tij janë rritur edhe falë pjesëmarrjes në lotarinë e organizuar nga një bankë në Katar. “Doha Bank”, ka organizuar lotari mes klientëve të cilët kishin marrë pjesë në një plan investimi dhe është bërë e ditur se Çavi ishte fituesi i edicionit të tretë të saj.
Ish-futbollisti i kombëtares “La Roha” dhe i Barcelonës ka përfituar një shifër prej 1 milion rial (rreth 229 mijë euro). “As nuk e prisja”, tha ai për mediat në Katar. “Kisha hapur një llogari në vitin 2015 dhe kisha marrë pjesë në këtë plan investimi, por nuk e mendoja se do të fitoja edhe kështu nga ai”, deklaroi Xavi.
Sigal