Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, regjistrohet zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës

31

Këshilli Drejtues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “TOMORRI”:

Sigal

Kryetar  z. Nuri Çuni

Nënkryetarë të Këshillit Drejtues:  Saimir Hoxha, Përparim Celibashi, Besnik Bakiu.

 

Për Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Kryetar  Engjëll Musai

Zv/Kryetarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” u zgjodhën:

Fatos Çerenishti, Ilmi Qazimi, Enkeleda Hysenbelliu dhe z. Ilir Hoxha. 

 

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”:

Rustem Demir Zyko si kandidaturë e vetme dhe me vota unanime.

 

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, merr zyrtarisht certifikimin nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për periudhën 2024-2029

Bashkimi bën fuqinë, amaneti që na ka lënë Skënderbeu ynë i madh! Ky do të jetë misioni i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” në 5-vitet e ardhshme

Pas përfundimit me sukses të plotë të Kuvendit të Përgjithshëm i Sh.A.K.Tomorri, zgjedhjes së  organeve drejtuese të shoqatës, dhe depozitimit të akteve të SH.A.K. “TOMORRI” në Regjistrin Tregtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  gjykata vlerësoi dhe vendosi regjistrimin e SH.A.K. “TOMORRI”, duke u mbështetur në ligj e bazuar në prova. Gjykata gjithashtu urdhëroi Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve , e cila kreu veprimet përkatëse për regjistrimin zyrtarisht të këtij vendimi. Sipas vendimit zyrtarizohen votimet unanime të Këshillit Drejtues të SH.A.K. “TOMORRI” , si më poshtë:

 

Këshilli Drejtues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “TOMORRI”:

 

Kryetar  z. Nuri Çuni

Nënkryetarë të Këshillit Drejtues:  Saimir Hoxha, Përparim Celibashi, Besnik Bakiu.

 

Për Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Kryetar Engjëll Musai

Zv/Kryetarë të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” u zgjodhën:

Fatos Çerenishti, Ilmi Qazimi, Enkeleda Hysenbelliu dhe z. Ilir Hoxha. 

 

Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”:

Rustem Demir Zyko si kandidaturë e vetme dhe me vota unanime.

U miratua me unanimitet  Kryesia e Shoqatës të përbërë si më poshtë:

Ilmi Qazimi, Nuri Çuni, Rustem Zyko, Hysen Caka, Ilir Hoxha, Saimir Hoxha, Fatos Çerenishti, Dule Malindi, Petrit Bakiu, Zagoll Gjoni, Engjëll Musai, Nazmi Çela, Sulejman Laze, Bashkim Sulçe, Ylli Shahu, Bashkim Koçi, Sefedin S. Çela, Refail Caka, Dashuri Hysaj, Besim Boçi , Veli Hoxha, Agim Kapxhiu, Përparim Saliasi, Rushit Kuçi, Sazan Guri, Bernard Flamuraj.

Janë miratuar me unanimet, ndryshimet e Statutit, të cilat do të  publikohen të plota në numrin e radhës së gazetës “Dielli Tomorrit”.

Z.Xhevahir Spahiu është ri-zgjedhur President Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri ”

Drejtor i  Ansamblit Artistik “Demir Zyko” Nder i Kombit,  Klodian Qafoku

Kryeredaktor  i gazetës “Dielli i Tomorrit”, Kastriot Caka

Koordinatori Kombëtar dhe sistemin On-Line, Fation Kaloçi

U miratuan me unanimet, Këshilli i Intelektualëve, emrat e të cilëve do të jenë figura dhe personalitete të shquara dhe që kanë lënë gjurmë në jetën dhe historinë e trevës së Tomorrit.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”  Engjëll Musai

Pas vendimit zyrtar të gjykatës, më duhet të shpreh falenderimin për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e SH.A.K për besimin e dhënë dhe u shpreh se do ta kryej me devotshmëri e përkushtim detyrën e ngarkuar. Qëllimi im do të jetë uniteti i shoqatës, ndaj do të kërkojë që askush të mos e ndjejë veten të aneksuar, por si pjesëtarë i barabartë me të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e saj. Do të jemi një shtëpi e madhe, ku shumë pak gjëra, madje periferike na ndajnë dhe shumica e çështjeve na bashkojnë. Ata që SH.A.K.Tomorri e kanë konsideruar si një “lopë për ta mjelë”, nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në SH.A.K. “Tomorri”. Ka individë që prej kohësh kërkojnë “dualitet të shtirur” duke tentuar madje të përçajnë  shoqatën nëpërmjet demagogjisë. Ashtu sikurse po tentojnë të përdorin logon dhe imazhin e SH.A.K.Tomorri, duke e falsifikuar atë. Por, kjo tashmë ka marrë fund dhe do të përballen me sanksione të rënda ligjore pranë organeve të hetimit dhe do tu kërkohet dëmshpërblim i fortë financiar për cenimin e imazhit të Shoqatës. Mbështetur edhe në STATUT-in e SH.A.K.”Tomorri”, shumë shpejt do të riorganizojmë edhe tre degët e fundit të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”. Edhe pse nuk meritojnë asnjë vëmëndje, për shkak të nivelit tejet periferik, më duhet t’i kujtojë ndonjë individi me të shkuar të dyshimtë në të gjitha drejtimet morale dhe të kaluarës së errët si ‘bashkëpuntor të kohës’, se askush nuk ua ka marrë Shoqatën A.K. “Tomorri”. Kjo Shoqatë ka “Rilindur” dhe iu rikthye të zotërve që e ideuan dhe themeluan, konkretisht Nuri Çuni si Kryetar i Kuvendit Kombëtar ( K.D.SH), Veli Hoxha dhe Prof. Idriz Metani, të cilët Shoqatën Atdhetare Kulturore  “Tomorri” e regjistruan si person Juridik në bazë të vendimit NR.3693 , datë 14.12.1999 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, me emrin Shoqata Kulturore “Tomorri”. Ndaj ata sot meritojnë vlerësimet, por edhe mirënjohjen e brezave që do të vijnë, pasi “Rilindën” sikurse do të thoshte Nuri Çuni në fillim të fushatës , një shoqatë që do t’i rezistojë kohërave.

E kam theksuar shpesh herë se shoqatat janë shtylla mbi të cilat ndërtohet dhe lartësohet Identiteti Kombëtar. Që një shoqatë të ketë forcë, qëndrueshmëri, vlera dhe jetëgjatësi të gjithë duhet të jenë të barabartë mes të barabartëve. Shoqatat nuk pranojnë autokraci të pluhurosur me makiazh demokratik, pasi ajo do të prodhojë anarshi të organizuar, pikërisht nga ata që kanë për detyrë dhe mision të promovojnë vlerat e saj. Respektimi i ligjit nuk lejon  individët që të ngrenë fasadën e tyre të mashtrimit.Veprimtaritë kulturore, promovimi i vlerave intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike, që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë, apo janë krenaria e krahinës është detyrë mbi detyrat. Askush për interesa individuale, nuk duhet të turpërojë Shoqatën e lavdishme “Tomorri”, apo të krijojë përçarje me cinizmin dhe modelin e tyre të pabesisë, pasi “fatkeqësia” është e atyre që e mendojnë dhe e organizojnë. Shoqata A.K.Tomorri nuk drejtohet nga emra të përveçëm, pasi të gjithë individët janë “zero” pa fund, vlera e të cilëve merr forcë dhe fuqi kur i vendoset përpara numëri ‘1’. Dhe ai numër i përket vetëm Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”.